Pas 80 vitesh shqiptarët i rikthehen dështimit si në “Mukje”

60
Sigal

Ëngjëll  Musai

Drejtor i Gazetës ‘Telegraf’

 Rreth 80 vite më parë më 2 gusht 1943 në një nga fshatrat e Shqipërisë së Mesme, pikërisht në Mukje, partitë e majta dhe të djathta së bashku me nacionalistët pa parti dërguan përfaqësuesit e tyre për të bashkërenduar rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Por historia me sa duket përsëritet dhe në kohën kur Kombi ka më shumë nevojë se kurrë për bashkim, solidaritet, mbështetje dhe strategji që sikurse thoshte i paharruari Dritëro Agolli, midis shqiptarëve “ këtej Drinit dhe matanë Drinit”, sërish ne rikthehemi  tek marrveshjet e disa njerëzve, që për interesat e tyre personale dhe karrieriste janë të gatshëm të djegin “jorganin për një plesht”, duke na kujtuar vitin e mbrapshtë të gushtit 1943, kur marrveshja e Mukjes në vend të na gjente të bashkuar, na përccau edhe më shumë, ccka po e vuajmë edhe sot pas 80 -vitesh. Momenti i marrveshjes së Mukjes ishte më ideali për Kombin. I tillë ishte dhe ende është edhe në këtë dekadë pas Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përpara se të niste turin ballkanik për të lajmëruar “funeralin” e mbylljes së “Ballkanit të Hapur”, duhej të mblidhte faktorin politik real në Shqipëri dhe jo “lolot” që vijnë vërdallë tepsisë së “Rilindjes” për të përfituar ndonjë kockë, dhe të niste takimet me faktorin mbarëshqiptar në Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi dhe shqiptarët e Ccamërisë, ku këtyre të fundit duhej t’i rikthente të njëjtën shërbesë që Micotaqis bëri me minoritetin grek në shoqërinë e vetë Kryeministrit Rama. A do shkojë Rama së bashku me Micotaqis në trojet e shqiptarëve të Ccamërisë ? Të mos harrojmë se ne shqiptarët jemi faktori më i rëndësishëm dhe më i madh territorial, ai I popullsisë dhe shtrirjes gjeografike. Por në vend të solidaritetit në interesin madhor të Kombit të shqiptarëve, kryeministri Rama, I përccau shqiptarët, punoj së bashku me faktorin antishqiptar për ndarjen e saj duke bërë paqe dhe pakt me tradhëtarët e Kombit shqiptar dhe të gjitha qarqeve shoviniste që kanë masakruar dhe gajkosur shqiptarët në shekuj.

Marrëveshja e Mukjes e 2 gushtit 1943 u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Vukmanoviç Tempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Sot pas 80 vitesh ne jemi në të njëjtën situatë ku “Mukja” na vjen me një model të ri sikurse është ai i “Ballkanit të Hapur”, ku ccifti Rama- Vuccicc, I pari  pasardhës i PK dhe tjetri zëdhënsi modern I Milloshëviccit dhe Titos, po kryqëzojnë drejtuesit Politik dhe Atdhetar të Kosovës. Rama ka  harruar faktorin shqiptar në Maqedoni dhe po flitonë me Maqedonasit, ka harruar shqipatarët e Malit të Zi dhe hartonë planë me  nacionalistët e kishës serbo-rusë, si dhe ka fshirë nga kujtesa historike Ccamërinë dhe përgatitet ti shesë ujrat Greqisë. Pikërisht në këto momente të veccanta më kujtohen fjalët e arta të  ennciklopedistit dhe mëndendriturit Sami Frashëri I cili thoshte: “Gjithsecili është I detyruar t’I shërbejë atdheut të tij pa shpërblim, nuk është për tu qortuar edhe ai që I shërben atdheut të tij dhe shpërblehet; por nuk ka poshtërsi  më të madhe se të vesh atdheun në rrezik për interesa personale”.