Blerina Llalla: Shumë fjalë për dhunë e aspak punë. Ku është rezultati?

226
Sigal

Dhuna s’të con askund. S’jemi të dhunshëm. S’duam dhunë, e të tjera përkufizime si këto duket se po ngrejnë një tjetër psikozë ndaj masës që kërkon ndryshim. Dhe më e keqja është se tashmë po duket si një justifikim për atë ndryshimin që se bejmë dot apo jo. Edhe kurth kuptohet.

Hynë me dhunë morën celsat e një selie, nuk shpartallokeni dot portën të merrni celsat e një qeverie. Prandaj shumë zhurmë dhe teori, a ka burra? A e bën dot njeri revolucionin në Shqipëri?

Revolucioni që po ta ngrejmë në fuqi shashke, del dopjo shashkë të gjithë bashkë. I vemë dhe një foni e dalim flasim plot teori për popull, politik e parti. Përse në protestë nuk lejohet të marrin skenën qytetarët e thjeshtë? Përse të njejtat figura rrotullojnë fjalimet aty në publik? Përse nuk ja latë një herë protestën dhe mikrofonin zërave të padëgjuar që vinë në shesh, që brohorasin dhe përplasin ato duar herë të hutuar e herë duke shpresuar. Atë revolucionin e të protestuarit paqësor e bënë që në kohën e protestave për armët kimike, teksa Bracja lante duart me sarinë. Tani është kohë për revolucion, R-evolucion, sepse është ndërprerë procesi i evlucionit natyror në cdo aspekt.

Të nderuarit zotit Sali i cili thotë dhuna nuk të con askund do t’i thosha, ne nuk kemi folur për dhunë fizike, ajo është hapi i fundit. Por ekziston ajo formë më e keqe e dhunës, presioni, që ndaj shqiptarit është ushtruar në mënyrë të vazhduar, nga sistemi i shkuar dhe nga politika e 32-viteve tashmë kaluar. Prandaj a mos ndoshta po bëhemi të gjithë pak të dhunshëm duke mos lejuar popullin të reagojë si do të shkarkojë si do, të shprehet si do? A mos po bëhet populli ynë një qendër dhune nga dhunuesi më i egër i masave që prej viteve ’90? Nga kryeministri më i zi në histori, Edi Rama, dhuna e të cilit nuk njeh limit, që nga qasja në komunikimin publik duke ushtruar dhunë verbale mbi popullin e tij. Duke ushtruar dhunë nëpërmjet politikave e mafies së tij. Duke e venë popullin në pozicione të vështira, duke e detyruar të bëjë atë që do ai me hir e pa hir, tërthorazi e drejtpërsëdrejti. Duke i dhunuar në mënyrë institucionale shtetërore, politike, natën për ditë dhe ditën për natë. Dhe kësisoj dhuna më e madhe që ushtrohet në cdo sezon elektoral është ajo e natës ku të fortët thyejnë nofullat e konkurentëve, shantazhojnë, celin grykët e thasëve me para, sepse duan fitoren dhe me gjak e me dajak.

Pra ne duhet të lejojmë që shteti mafia e rrugacëria të dhunojnë jetën, xhepin, lekurën, shëndetin, dhe sigurinë tone, ndërsa ne duhet të rrimë të heshtur? A mos po shndërrohet populli në një qendër dhune nga dy polet e kundërta ku njëri shtyp e shtyn e tjetri thotë:- Ndal! Mos! Prit dhe pak!

A nuk është dhunë të frenosh reaksionin natyror të turmës e të frenosh mundësinë e të shprehurit ashtu sic dine, ashtu sic duan? E po i fortë paska qenë shqiptari, i futur në mes si në torturat komuniste në thes dhe dajak me duar e pa duar, prej disa pushtetarëve që janë ngjitur atje lart vetëm për të qethur e për të rruar. Kap ca të kapësh si kacakët por aty mbi karrike presin rrëzime prej Amerike. Europa thoë ecni vetë, në anën tjetër kurthi I dhunshëm kundër teorive më dhunë ka future në ngërc miletin e bombarduar me tyrilloj e soj informacionesh, frekuencash, manipulimesh, shashkash e drejtimesh. Aq sa dhe busulla ju është corientuar.

Prandaj kur flasim për dhunë themi që një nga format e saj është presioni. Ka prindër që fëmijëve u mësojnë po të goditën, goditi. Ka prindër që thonë jo, se dhuna stë con kurrkund. Kjo do të ishte ideale vetëm në kushte sociale të shëndetshme, por shoqëria jonë nuk është e shëndetshmesepse ka jetuar gjithmonë në kushtin e mbijetesës. Por ka edhe prindër që thonë, si të ta marrë mendja, mat, vlerëso e vepro. Një nga format e dhunës është ajo e presionit që vret më shumë se dhuna fizike ndonjëherë, ose gjithnjë, apo jo? Atëherë përballë një lideri përdhunues si Edi Rama, i cili është dhe ai fëmija kokderr, kapricioz, i pabindur, gdhë. Që nuk ha pyka, që nuk dëgjon, që nuk i bëhet vonë, por ka hipur atje lart në kryeministri dhe se lëshon karrigen dhe sikur flak të digjet ajo shqipëri. Si ai fëmija kapricioz që miletin e sheh lodër dhe me të në mënyrë cnjerëzore loz, sepse sdi te lozë kuptohet, dhe prish cdo lodër, edhe ato erotiket se sdi cështë të luash me kënaqësi. Se nuk di cfarë është respekti, kultura, mirësjellja, njerëzilleku. S’di norma, s’ka taban as si shejtan. Abuzues në cdo milicentimetër të veprës së tij ngritur dhe në kate. Atëherë përballë një fëmije si ky c’do bënte një prind?! Do t’i fliste, do t’i fliste, e prap ai sdo dëgjonte. Do provonte me të mirë me të bërtitur me të ulëritur, me presion, e pastaj për rreckash do ta kish dënuar në dhomën ose në vendin e caktuar. E nëse do ta vazhdonte sërisht do ta rehabilitonte diku për ndihmë të specializuar para se t’i vinte flakën shtëpisë. Një prind i ndërgjegjshëm nëse do ta dinte që kish bërë krim, vjedhje e mashtrim do ta dorëzonte vetë në duart e drejtësisë, pak absurde ju duket, por e kanë bërë në histori.

Prandaj kur merrni iniciativa për protesta duhet konsideruar formati psiqik i liderit përballë, e që ta gjesh anën duhet të jesh special. Sic janë SWAT këtej me kriminelin, ose Forcat Speciale andej, që si pamë një herë të arrestojnë një figurë politike. T’ja gjesh do pika dhe e rrezon edhe flakë të ndizet Amerika. Përballë një lideri të dhunshëm nuk mund të rrish i tulatur, kjo më shumë do ta eksiotonte, më shumë do t’ja shtonte fuqinë dhe ligësinë. Meqë prej shum faktorësh keni frikë e thoni, jo dhunë, atëherë uluni atje përpara dhe lëreni pa gjumë. Dhunë skeni pse ushtroni mbi individë, pasi atë e ka ushtruar Edvin Fatmir Sander Blendi Rama.

Ti thuash NDAL një turme që do vrull, do të thotë të jesh ekzekutor! Rama me të vërtetë mund të presë acarimin e turmës për ta shfrytëzuar për baltosje teorike publike te forcave konkuruese politike, por-por, po t’i ulesh atje nat e ditë, pa cadër, pa lluks dhe të mos kërkosh asgjë më shumë, asnjë marrëveshje tjetër mes qeverisë dhe popullit, por vetëm largimin e padiskutueshëm të tij, dhe të mos dorëzoheni deri në pikën e fundit, atëherë po mund të arrihet dicka. Nëse vashdon ndryshe, e thamë dopjo shashkë të gjithë bashkë. Ne nuk jemi as naivë as nuk duam gjak, se gjyshet thonë femrës ia jep natyra, ndërsa për burrat patën thënë, sakrifica ska arritje. Në vijim, mund të themi ne s’jemi naivë, sepse s’jemi aq të zgjuar sa të nënshtrohemi, psi jemi shumë më të zgjuar saqë s’mund të nënshtrohemi.

Po si mund të rrimë të qetë ndërkohë që me taksat tona ata në luks jetojnë dhe në Shqiptarët varfërojmë. Jemi bërë më zi se në veprat ruse ku varfëria prodhonte vetëm prostitucion, krim, drogë. Po si thoni sjemi të dhunshëm e në lajme dhune, abuzim, vrasje, të zhdukur, prostitucion dhe përdhunime cdo dite. Ku është mungesa e dhunës në jetën e përditshme të shqiptarit në mes te vitit 2023? Apo s;jemi të dhunshëm në proteste, pa le ta dhunojmë njëri tjetrin në shtëpi, komunitet, shoqëri, punë, administratë, rrugë, rrugicave të krimit. A kemi ne shqiptarët guxim të themi s’jemi të dhunshëm? Ne që kur argumentojmë, shajmë e fyejmë në mënyrë cnjerëzore, ne që dhe në emigrimin e epokës rilindase te pererrur po degradojmë imazhin e shqiptarit, me krim, droge, perdhunime, vrasje si të prapambetur? Prandaj, na thoni sim und të rrimë të heshtur para sezonit të dajakut politik, presionit dhe persekutimit politik të mbarë popullit shqiptar nga forcat politike që mbështesin dhe na udhëheqin?

Ajo që duhet të kuptojnë të gjithë, është se nëse presim për një sakrificë nga liderët, ata mund të na sakrifikojnë në cdo kohë, sic dhe kanë bërë, prandaj do të ishte më mirë të bënim një sakrificë tonën!

Sa e kuptuan sakrificën që Edi Rama ja faturoi PD-së me 21-Janarin. Ka qënë një individ që sot ha e pi si drejtor me partinë në pushtet i cili një ditë përpara protestës (E. X.) pati thënë, nesër Rama në protestë do ngrejë dorën për t’i thënë turmës qetësohu dhe në anën tjetër, do tu bëjë me shenjë si Juda nën tryezë, turruni. Meqë e quajnë mjeshtër të mashtrimit. Vijët e protestës janë ndarë me kategori dhe pagesë. Pastaj ka qenë rasti i një zotërie nga Durrësi i cili pati deklaruar kërkesën e Taulant Ballës kundrejt tij për të marrë pjesë në atë proteste kundrejt një pagese 25 mijë lekë të reja në mos gaboj sepse është lajm i vjetër. Ndërsa vazhdimi nuk është ashtu sic e shesin mediat të cilat në parafushatë kërkojnë të gjymtojnë akoma më shumë imazhet e konkurentëve. Ajo pjesa e popullit shqiptar militant duhet ta kuptojë se ky ishte “Kurbani” që Edi Rama bëri bashkë me bashkëpuntorët e tij për pushtetin që gëzon sot. Dhe më tej i bëri formalitetet familjeve, pasi i vrau ditën dhe i qau po ditën, i futi dhe nga një pllakatë memorial horizontal në bulevart, duke vulosur krimet si të arta.
E gjithe paria e PS-së ishte e pregatitur për atë që do të ndodhte në shesh, pagesat, skenarin e të gjitha. Po kush ishte ai që tradhetoi pushtetin e kohës për t’i lënë njollën. Atë vetëm të zgjuarit e gjejnë. Dhe jo shashkat mediatike dhe incizimet e të shiturve. A keni menduar ndonjëherë ndryshe? A keni menduar ndonjëherë të gjitha alternativat e mundshme? Ne po, deri në tre të afro të sakta, dhe deri në shtatë të mundshme. Prandaj, dhe ai që i nxorri u spostua, se duke mnduar që do ngulte thinkën te Saliu, mund te dilte papritur gjetiu. Por në momentet që flasim nuk duhet të ngaterroni partinë demokratike si ideal me partinë demokratike që po shqyejnë.

Gjithsesi t’i rikthehemi aktualitetit, dhe të shkojmë në të tashmen e paqartë, ku ujrat e turbullta i interesojnë cdokujt për të bërë lojën e tij. Ajo që duhet ndryshuar është vetë qasja ndaj protestës, që në aspektin logjistik deri në formën e aksionit. Rama ka frike nga shumë gjëra, gjejini, mos e dini kaq të pamundshëm. Në anën tjetër pa presion psikologjik konsistent aty përpara Kryeministrisë nuk keni për të arritur asgjë. Po largoni dhe njerëzit, të cilët e panë si formë të vetme luftën me pushtetin e korruptuar afrimin në skenë të Berishës, tani dhe kjo turmë po tkurret, sepse besonin deri diku tek cmenduria dhe guximi i dikurshëm i një Lideri që mblidhte njerëz dhe kishte ekspertizë për këto punë. Po tani?! E kuptojmë që kurthi është vula administrative, ose vula biografike për dhunë. Por dhe dicka njerëz, nuk mund të lejoni më dhunën sistematike, persekutimin politik dhe shoqëror në të cilin po jetoni. Nuk ka më kategori të persekutuarish apo të përndjekurish politikë nga e shkuara, s’ju dallon asgjë dhe në të tashmen. Të persekutuar dhe të përndjekur politik jeni pa përjashtim, të majtë të djathë, kjo me të gjitha mekanizmat e pushtetit, ku po fole kundër partisë, edhe shoku të përsekuton, ku po fole kundër të keqes apo liderit patronazhisti të përndjek e spiunon, ku aktivisti të detyron, ku vota bëhet kafshata që skapërdihet në cdo sezon. Ku liria cenohet, mirëqenia mohoet, ku shtrengimi juaj deri në varfëri ka për qëllim t’ju devijojë në ushtrinë e zezë të mafies e korrupsionit.

Sa mund të jetohet kështu, pse të ankohemi atëherë, le ti shuajmë partitë dhe ti vëmë flakën Shqipërise, ose ose le të shkojmë pas ne kohën e princ Vidit, që mezi pranoi të vinte në Shqipëri, por këtë herë të marim një tjeter të na prije, derisa ti saktësoni gjerat, dhe ti japim drejtim ndryshe. Sepse dhe hetimet nuk duhen filluar nje këtu e një atje për të dhënë efektin domino të dëshiruar, fillohet nga dominoja e fundit, e tashmja për të dalë tek e para, që ndryshe mund te jetë dhe dominoja e fundit për të gjetur fillimin. Nuk ka mundësi më të madhe se sa kabineti actual, ky 10-vjecar që po lemë pas dhe rasti MCGonigal për të filluar rrezimin e të gjitha dominove. Prandaj as mos u gezoni kur shihni një domino këtu e një atje, jan karreme. Mbani mend, fillohet nga e tashmja në të shkuarën, imagjinojeni si një proces rikujtese invers, për të mos humbur detaje, ose si një seancë hipnoze. Prandaj dilni nga trullosja ku ju ka futur dhuna Rilindase, filloni procesin. Me vulë pa vulë, si në ball si në letër një vlerë kan në kët bot e në cdo botë tjetër.

Tek e fundit le të bëjmë një kërkesë, ta bëjë Sali Berisha një sakrificë, meqënëse e do popullin shqiptar dhe thotë se i del Zot Shqipërisë. Në emër të gjithë këtyre viteve për cdo gjë që u ndërtua keq, dhe përballë të keqes që ka zënë Shqipërinë: A mund të sakrifikohesh dhe ta paguash ti faturën e rrezimit të Ramës nga pushteti, atje në ring dhe të gjithë të ta dimë për nder?
Meqë cdo punë do babën në krye, mere dhe shoqëruesin me vete dhe dil e tunde sheshin, tunde bulevardin kryeministror, lufto për ne dhe shko i qetë pleqëro. Por do të ta dimë për nder që nxorre në pension Ramën të paktën. A je gati të bësh sakrifica heroike? Sepse ajo që dimë është se ndodhemi përballë një ekstremisti në pushtet, i cili nuk mund të largohet ndryshe, pa presion pa këmbëngulje.

Ndodhemi përballë një fëmije kapricioz i cili pasi nuk e begenisën në samitin e sigurise në Mynih, luan me panda nga Japonia. E me pandat që janë made in China duket sikur thotë, Anarki, Fashizëm, Monarki, kë doni? E kjo punë mund të shkojë dhe me lojen: – kujt i bie 10-ta ësht e verteta, në qoftë se nuk besoni filloni numuroni! Mos ëndërron të bëjë Mbretërinë e Bashkuar të Ballkanit? Bëjmë shaka shejtan, se kjo është si me i’a fut me ball kazanit (që ti e ke shumë qejf).

Jo cdo gjë është bardh e zi, mirë e ke zoti Ramë. E bardha e zeza janë tone, e të miksuara japin spektrin monokrom me qëndër grinë. Por problem është që ngjyrat dhe ylberin e ka marrë tjetër komunitet, dhe për këtë do të të bëja dhuratë një Unicorn, por sja vlen të shpenzoj para për ty, leqë ku të hyn gjë në sy ty, ti ke miljarda, you don’t care for toys, as kur janë Made in USA, të mjafton vetëm një shkarpë në dorë. Pjesa tjetër mbas pandës e di vetë ti, dhe grisë cfar vjen. Por si lider ece me kembë nga perëndimi dhe koka tu keput nga lindja, të shkuara qafës.

Ndërsa qytetarët apo populli shohin të dyzuar cdo ndodhë, ju kujtoj, është koha të dilni të bashkuar.

Meqënese dhe ne filmat me heronj, edhe në kohën e partisë, nuk u censurua në filmin Skënderbeu pjesa, ku fjalët e mencura mbi tufën e shkarpës flisni për bashkim. Që aso kohen a e lanë shënim dhe ende s’kemi vënë mësim. Solla në mbyllje paragrafin nga filmi Gj. K. Skënderbeu meqënëse dhe avokatja Ramës shpatën fort e ngrehu në kuvendin të burrave që sjanë më. Një minutë heshtje, për cfarë lexove. Mos harroni o do ju sakrifikojnë, o do të sakrifikoni! Dhe sa?!