“Nuk jam paguar nga Presidenti, por dua t’i them një bravo të madhe Ilir Metës!”

308
Sigal

Nga Klodian Tomorri

Një bravo për Ilir Metën

Parashtrimi juridik që Zyra e Presidentit i kishte bërë kthimit te ligjit për metrologjinë është një nga argumentimet më të mira ligjore që kam parë të dalë nga zyrat e shtetit. Me shumë gjasa mazhoranca do ta rrëzojë dekretin në seancë dhe do ta kalojë sërish ligjin, por juristët e Presidencës kanë ekspozuar publikisht të gjitha hilet djallëzore të një ligji, i cili është korruptiv deri në perversitet.

E vërteta është se ligji i ri për metrologjinë, de facto i çel rrugën dhjetëra koncesioneve të tjera të fshehta, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe duke anashkaluar ligjin e koncesioneve. Për ta thënë më thjeshtë, nese ky ligj miratohet, nga nesër çdo shërbim metrologjik mund të jepet me koncesion pa garë, pa iu bindur ligjit të koncesioneve, por thjesht dhe vetëm me firmën e drejtorit të përgjithshëm të metrologjisë.

Më thjeshtë akoma, nëse ky ligj miratohet, nga nesër mund të kemi koncesion për mbikëqyrjen e bombulave të gazit, koncesion për kandaret e dyqaneve, për peshoret e bukës dhe çdo gjë tjetër, vetëm me firmën e drejtorëve të inspektoriatëve. Ky është një ligj i rrezikshëm.

Por krijimi i shtratit për të koncesionuar masivisht shërbimet meteologjike, nuk është qëllimi i vetëm djallëzor i ligjit. Qëllimi tjetër i tij është të sjellë në shina ligjore, një paligjshmëri të madhe dhe flagrante që qeveria ka bërë dy vjet më parë. Bëhet fjalë për koncesionin e pompave të karburanteve.

Kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve është aktualisht shërbimi i vetëm metrologjik i dhënë me koncesion tek privati. Por ky koncesion ka një cen të madh ligjor. Ligji ekzistues për metrologjinë në nenet 8 dhe 40 thotë shprehimisht se shërbimi i kontrollit të instrumentave matës kryhet ekskluzivisht nga Drejtoria e Metrologjise dhe mund te transferohet tek privati vetëm nëse kjo drejtori nuk ka mundësi.

Përmes ligjit të ri qëveria kërkon te amnistojë veten nga shkelja e ligjit, por jo vetem kaq. Ne Parlament nje grup deputetesh te maxhorances me ne krye Ilir Beqjan propozuan dhe miratuan nje tjeter nen djallezor. T’i japin të drejtën privatit të rrisë frekuencën e kontrolleve pa tavan dhe rrjedhimisht edhe faturen qe duhet te paguajne qytetaret shqiptare ne cmimin fundor te karburantit.

Ky eshte nje ligj i bere thjesht dhe vetëm për interesa private. Kur unë e denoncova këtë publikisht disa javë më parë, zoti Beqja replikoi në distancë duke aluduar se isha paguar nga shoqeritë e naftës. Në fakt shoqeritë e naftës janë më të interesuarat që ai ligj të kalojë sepse kështu mund të bëjnë pazare me koncesionarin në kurriz të qytetarëve, pasi ligji e nxjerr totalisht jashtë loje kontrollin shtetëror. Sot më duhet t’i paraprij një tjetër akuze të mundshme. Nuk jam paguar nga Presidenti. Por serish dua t’i them nje bravo të madhe Ilir Metes.