Nora Malaj: Edi Rama si Kaligula ,edhe hënën do të urdhërojë të dorëhiqet!

540
Sigal

Nga Nora Malaj

Edi Rama si Kaligula ,edhe hënën do të urdhërojë të dorëhiqet!

Nuk është parë e as dëgjuar kjo që po ndodh në Shqipëri. Rikthimi i sistemit neomonist është tragjedia më e madhe e kombit!

Nuk ka keqardhje më të madhe, sesa të dëgjosh e të shikosh që ata të cilët sot drejtojnë qeverinë, në zullumin e babëzinë nuk kuptojnë që vendi po shkon drejt një humnere pa kthim, kur dialogu, marrëveshja dhe fjala tashmë nuk po arrijnë të kenë vlerën dhe peshën e domosdoshme të asaj që sot është më e nevojshme se kurrë.

Institucioni i Presidentit foli qartë dhe drejtë, nëpërmjet veprimit ligjor të çdekretimit të datës së zgjedhjeve, për të ulur palët rreth dialogut, në mënyrë që vendi të krijojë klimën për zgjedhje të ndershme dhe garë të vërtetë.

Po KM ky veprim nuk i pëlqeu. Dhe në marrëzinë institucionale , urdhëroi institucionet e pavarura të marrin vendime politike, të çartura, të cilat vetëm demokratike dhe integruese kurrsesi nuk mund të jenë.

Të kapur në panikun e zullumit,  ajo që po përjeton sot Shqipëria i ngjan shume kohës kur perandori i tretë i Romës, Kaligula, në vitin 41 pas Krishti , të gjithë përbërësit e autokracisë së çmendur i bashkoi për herë të parë në një njeri të vetëm, që më pas u quajt Tiranë , dhe as zullumeve pafund që kreu,vendosi të vinte kalin e tij Senator.

Fundi i marrëzisë së tij prej tirani i ndodhi pikërisht, atëherë kur filloi t’i bërtiste edhe hënës.

Atëherë të gjithë kuptuan se marrëzisë i erdhi fundi, pasi nuk mund të drejtohet vendi nga një çmendurak .

Teksa sheh realitetin që po ndodh kupton se KM që drejton vendin sot është jashtë çdo realiteti.

Është vite dritë larg integrimit, larg standardit të të bërit shtet, larg të qënurit burrë shteti dhe larg së pranuari shtet ligjor, pasi ligji për të është pushteti i diktatit që do të ushtrojë dhe përtej kompetencave të tij.

Tashmë nuk i ka mbetur gjë tjetër po të urdhërojë Partinë Socialiste që të bëjë edhe një mocion mosbesimi për Hënë, po për Hënën si Kaligula, që të mos bëhet nga e plotë në treçerekëshe e çerekshe e mundësisht as mos të ndriçojë, po as të mos ketë hënë fare, se hënë, diell, yll, mbret, shtet, pusht -shtet, çdo gjë ai është vetë!

Kjo është madhështia e marrëzisë!

Tashmë çdo fjalë është e tepërt për të kuptuar se ky burri do ta çojë vendin në konflikt social.

Po Zoti në fillim të merr mendjen , pastaj bën zullume dhe në fund kur ta kthen atë, mendjen, kupton që nuk ka forcë askush të të ndihmojë më!

“Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje, që të veprojnë me përgjegjësi. Njerëzit e këqij kërkojnë me kujdes brenda ligjeve, për t’u gjetur mënyra për t’u fshehur pas tyre “- ka thënë Platoni.

Sot koha thërret të gjithë ata burra e gra që nuk pyesin se çfarë bën atdheu për ta, po çfarë duhet të bëjmë ne për atdheun!