Miltiadh M. Muçi: Gledis, refuzimi i dorëheqjes tregoi se je profesionist

412
Sigal

Gledis nuk të lanë, sikur për ngjarjet që ndodhën kohët e fundit ti të kishe qenë shkaktar, kur janë vazhdimësi e gjithçkaje që ka ndodhur për shumë vite. Në komunikatat e ditës, veçse dëgjojmë dhe lexojmë se brënda dhe jashtë vendit kapet ndonjë individ apo grup, kultivues e trafikant droge.

Prapaganda ka qenë mënyra e vetme e të punuarit në polici, që hidhnin pas krahëve dhe harronin shumë shpejt ato çfarë kanë mdodhur më parë. Ju si qeveria kurdo e për çdo gjë, kudo e kurdoherë ka thënë “peshku në det dhe tigani në zjarr”. Gledis ti je profesionist, prandaj tregoje veten kudo të jesh!

Msc. Miltiadh M. Muçi, Ekspert Kriminalist 

Kur nise punën e vështirë dhe shumë të ndjeshme nga opinioni, të urova “Punë të mbarë Gledis, tregoje veten se je vetëm profesionist”. Nuk mund të arsyetoj nga larg, por kam siguri që vërtetë tregohesh i tillë, sepse nuk ishe i mësuar ndryshe. Profesionisti mbetet profesionist, kur nuk e ndërron me çfardo gjëje tjetër. Jam i bindur se për kohën e pakët që qëndrove, kur arrite 10 muaj në detyrë, vendose të mos tërhiqesh dhe shumë mirë bëre, por paçin faqen e zezë që të larguan, sepse ti jo sikur doje të bëje ndryshe nga paraardhësit, por vërtetë nuk mund të bëje si paraardhësit, që çfarë nuk bënë ata. U largove si asnjë drejtor tjetër i Policisë së Shtetit. Haki Çako shumë shpejt e tregoi se, detyra e parë e tij ishte ta kthente vendin në kultivuesin më të madh të kanabisit. Përvojën e Lazaratit të Gjirokastrës e mori përsipër ta përhapte dhe më shumë, në të gjithë vendin. Stafi drejtues në qendër dhe në rrethe, kryekomisarët lanë rrënjët e tyre, prandaj në një nga shkrimet me shumë keqardhje kam thënë, Ministria e Brendshme do të mbahet mend “Ish-ministria e kanabisit”. Në gjurmët e tij vazhdonte drejtori tjetër Ardi Veliu, që çoi më tej përvojën e Memaliajt ku shërbeu kohë më parë, në Lumin e Vlorës dhe më gjerë. Sa për të qeshur ka qenë “lufta” e policisë me trafikantët e drogës. Nuk e harroj dhe sot intervistën e kryekomisarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, kur në vitin 2017 gazetari e pyeti, nëse do të vazhdohej të kultivohej kanabis sativa, me habi iu përgjegj vetëm “kanabis sativa i mbirë vetë”. Ishin vitet kur Ministria e Brenshme drejtohej nga Saimiri, modeli i shëmbullit më pozitiv të kabinetit të Edi Ramës. Gledis nuk të lanë, sikur për ngjarjet që ndodhën kohët e fundit ti të kishe qenë shkaktar, kur janë vazhdimësi e gjithçkaje që ka ndodhur për shumë vite. Në komunikatat e ditës veçse dëgjojmë dhe lexojmë se brënda dhe jashtë vendit kapet ndonjë individ apo grup, kultivues e trafikant droge. Atentate për larje esapesh të pazareve të saj, inkriminim të efektivave të policisë apo ish-efektivë të policisë dhe për këto në dhjetë muaj duhej ti “luftonte” Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk i përmbushi objekivat në lidhje me ngarjet më të fundit, publikoi Ministri Çuçi për opinionin  dhe harroi se çfarë kishte deklaruar dhjetë muaj më parë, kur Gledisin e prezantoi. Por nuk i kam harruar unë sepse vërtetë ato ishin shumë të rëndësishme për kryepolicin e vendit tim dhe zëvendësin e tij Çuçi.

Ministri në intervistën për “Top Channel”, foli me superlativa për ish-kreun e “bluve” Ardi Veliu dhe listoi disa prioritete, që e prisnin drejtorin e ri të policisë në ngjarjet kriminale, tentativat e krimit të organizuar për të gjetur rrugë të reja në trafikun e lëndëve narkotike e jo vetëm. Ato i renditi sikur ndodhnin për herë të parë, dhe merita i takon qeverisë që i ka në prioritetet e parashikuara në programin e saj. Vendosja e plotë e kontrollit të territorit tha ai, ku dy sfidat mbeten kanabisi dhe mbi të gjitha kontrolli i ndërtimeve pa leje, duke e modernizuar policinë me teknologjinë për dixhitalizimin e saj, një sfidë e madhe në programin e qeverisë.

Si specialist i fushës së aviacionit foli pak më gjatë të shpegonte se, mjeti i rrëzuar në veriun e vendit që transportonte lëndë narkotike, nuk ishte avion që ulet për turizëm, por përpjekje dëshpëruese të një avioni të bërë në mënyrë artizanale.  “Nuk ka numër serie dhe asnjë të dhënë. Mënyra se si krimi i organizuar, po tenton të gjejë, është bërë më e pamundur në këto vite, si rezultat i luftës së policisë dhe shtetit shqiptar”. Hajde ta kuptosh si ministri mund të orjentojë dhe mobilizojë efektivat e policisë në luftën kundër krimit dhe autorëve të tij. A thua se vërtet ishte vetëm ky rast i kalimit të kanabisit nëpërmjet Malit të Zi, kur herë-herë është kaluar me kontenier. Kur pikpyetja e madhe që ai nuk u përgjigj, mbeti ku është kultivuar kanabisi i tentuar apo i trafikuar, cilët janë personat që e kanë kultivuar? Prandaj pas dështimeve të njëpasnjëshme në kontrollin e territorit me trupën e policisë, do të shikoni përdorimin e dronëve.Është zgjidhje për të kontrolluar territorin, një revolucion në teknologji, që e përdorin vendet e zhvilluara… E pamë të demonstruar në Turqi, se çfarë avantazhi krijon përdorimi i kësaj teknologjie, që shumë shpejt do t’u shërbejnë agjencive përgjegjëse për kontrollin e territorit. Që nga kontrolli i pyjeve, parcelat e tokave bujqësore, zonave të mbrojtura etj.” Prapaganda ka qenë mënyra e vetme e të punuarit në polici, që hidhni pas krahëve dhe harronin shumë shpejtë ato çfarë kanë ndodhur më parë. Ju si qeveria kurdo e për çdo gjë, kudo e kurdoherë ka thënë “peshku në det dhe tigani në zjarr”. Rasti më tipik ështe i radarëve të përfolur dhe paisjet që do të parandalonin aksidentet automobilistike me viktima. Gledis ti je profesionist, prandaj tregoje veten kudo të jesh, kuptohet në strukturat e Policisë së Shtetit. Edhe një herë tjetër punë të mbarë.