Limoz Dizdari: Duan të më helmojnë

456
Sigal

Alarmi i ikonës së Kulturës: Po më këcënojnë me jetë. Duan të gllabërojnë Qendrën e Artit në Ksamil. Edhe pse kam bërë kallëzim në Prokurori, edhe pse janë njoftuar institucionet shtetërore, askush nuk reagon

Artisti i Merituar Limoz Dizdari, ka denoncuar kërcënimet që po bëhen ndaj tij. Në një deklaratë Artisti Dizdari shprehet se ka marrë kërcënime për jetën, ndërsa thotë se policia e prokuroria nuk po bëjnë asgjë për ngjarjen, ndërsa shton se edhe Bashkia e Sarandës. Me frikën se do ta helmojnë, kompozitori i mirënjohur Limoz Dizdari i është drejtuar Prokurorisë me kërkesën për të hetuar kërcënimet ndaj tij. Historia nis dy muaj më pare, kur persona të maskuar i kanë dorëzuar një shkresë, por pasi akuza nuk ka vepruar, ka vendosur t’i drejtohet medias. Sipas tij, qëllimi është për të lënë administrimin e Qendrës së Artit në Ksamil. “Është fare e qartë. Këtu ishte një garë e madhe si të bëhej sa më shumë stallë, unë u mundova ta bëja bibliotekë.” Dizdari me datën 16 nëntor 2020, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal, ku pjesë e dosjes edhe një letër që i ka ardhur në adresë të tij, ku paralajmërohet për një helmim të mundshëm. Letra pa autor thotë ndër të tjera: “I dashur profesor Limozi, dua t’ju vë në dijeni se keni armiq që duan t’ju bëjnë keq, arsyeja dihet, dhe ju vetë e dini pse. Profesor Limozi, duan t’ju helmojnë! Bëni kujdes me ushqimin që konsumoni, gjithashtu edhe në pije”. Letra mbyllet me një tjetër mesazh dhe me një nënshkrim: “Profesor, ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë. Me Nderime dhe respekt!” Kompozitori shprehet se për kanosjen e tij ka vënë në djeni Bashkinë Sarandë dhe kryetarin Adrian Gurma dhe Ministrinë e Kulturës, por asnjë nga këto institucione nuk ka reaguar.