6 kilogram marijuanë dhe një pistoletë, arrestohen dy shqiptarë në Janinë

208
Sigal

Dy shqiptarë janë ndaluar në afërsi të Meçovos në Janinë me 6 kilogram marijuanë, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Dy shqiptarët, të moshës 30 dhe 28 vjeç po udhëtonin me një motoçikletë teksa pësuan aksident.

Forcat e policisë greke i pikasën në kryqëzimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi ishin nisur drejt kufirit Shqipwri-Greqi me lëndën narkotike.

Policia greke i ndoqi shqiptarët, por arritën të largoheshin pasi u ndihmuan nga një tjetër bashkëpunëtor që ishte para tyre me një autoveturë.

Sipas policisë së Janinës në momentin e ndalimit shqiptarëve iu gjetën 6 kilogram kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro, ndërsa më pas, po në Janinë u ndalua edhe bashkëpunëtori i tyre.

Sakaq policia greke u mobilizua pas largimit dhe mos bindjes së sinjalit të policisë nga ana e dy shqiptarëve