Kastriot Islami: ER është “mosmirënjohës e atvrasës…” por jo vetëm ai…

246
Sigal

Ai në disa intervista ka pohuar se “këto sjellje” ia ka këshilluar një lider ballkanik i “shporrur” si dështak nga vendi i tij; në realitet ky pohim është mashtrim se vetë ai është në thelb i tillë dhe për më tepër ka bindjen e thellë se kjo e ka ndihmuar për të realizuar egon e tij për pushtet personal duke kryer me sukses rolin e “sekserit të së keqes…”…Të gjithë mosmirënjohësit herët e vonë shndërrohen në atvrasës, por dhe në pengje të së keqes, në sekserë, duke i vënë këto “cilësi” në veprim për të kënaqur egon për pushtet… Dhe gjithnjë pavarësisht kapërdisjeve e arrogancës, përfundojnë si “qen rrugësh”, si Gadafi, Sadami; pasuritë e tyre sekuestrohen ose i “gëzojnë” të panjohur… Për të kuptuar se c’është “atvrasësi e mosmirënjohësi…”, si kthehet në peng e sekser i së keqes, fati tyre e c’pasoja i sjellin interesit kombëtar, lexoni Kujtimet e para 100 vjetëve të Eqrem Bej Vlorës..

“Atvrasja e Mosmirënjohja” janë kritere themelore të pranimit në kupolën e Sektit të së KEQES… Ato janë pjesë e rregullave të shkruara e të pashkruara të sektit, si mënyra kryesore e “suksesit politik” që kërkohet nga “bosi” i tyre vendor apo qëndror…S’ka asnjë mundësi tjetër që të bëhesh pjesë e kupolës së sektit e sekser vecse duke dhënë prova me veprime se je “atvrasës e mosmirënjohës”. Madje s’ka asnjë mundësi tjetër për të siguruar një vend në përbërje të kupolës drejtuese të sektit… Të gjithë anëtarët e sektit, vecanërisht ata të kupolës, shndërrohen herët a vonë në pengje apo sekserë-pengje që përdoren për interesat e promovimit të së keqes kundër qytetarëve të tyre…

Të gjithë anëtarët e sektit duhet të tregojnë se i kanë këto cilësi të brëndshme, që mund ti realizojnë pa e carë fare kokën ndaj kujtdo që i kërkohet ose ata vetë e ndjejnë vetë se këto sjellje i ndihmojnë për tu bërë anëtarë në kupolën e sektit. Duhet të japin prova të qënësishme jo vetëm në “teori” por edhe në “praktikë”..

Gjithkush nga anëtarët e kupolës së sektit me siguri i ka kryer këto akte dhe gjithnjë i është dashur të mburret për këto veprime, duke i promovuar ato në media e në takimet publike! Sa më mirë e më fort i kryen këto akte aq më shumë besim e mbështetje fiton tek eprorët që i kanë premtuar për ta promovuar si pjesë të kupolës së sektit…

Disa që janë tashmë anëtarë të kupolës së sektit i kanë kryer “atvrasjen e mosmirënjohjen” e janë tashmë peng, kurse disa të tjerë që ende s’i ka ardhur rradha ti kryejnë këto akte bëjnë gjithcka që t’ju vijë ky moment. Kurse të gjithë ata që i fshihen këtyre akteve kërcënohen e eleminohen… Kjo është arsyeja që shumica e anëtarët e sektit që presin rradhën për të bërë karrierë, kërkojnë me ngulm tju vijë mundësia për kryerjen e këtyre akteve. Sa më shumë kalon koha, aq më të etur e agresivë bëhen disa prej tyre për të kryer këto akte makabër… Veprimet e tyre përfshijnë sulme ndaj të gjithë atyre që respektojnë “atin” e janë mirënjohës apo s’pranojnë të rrjeshtohen me filozofinë e  tyre…

EV për cështjen e FSHF, me simbolikën e “hallateve prej hekuri” dha sinjalet e atvrasjes, duke gjykuar se kjo ishte mënyra e duhur për të imituar paraardhësin, se këtë gjë priste eprori apo se këtë gjë ia kërkonin mbështetësit e tij në rrugën drejt kreut të kupolës së sektit! Madje ai ka bindjen e thellë se ka ardhur koha për ta “vrarë” atin e tij po ashtu si paraardhësi i tij kishte kryer të njëjtin veprim më parë, duke i treguar ndërkohë enturazhit të tij se askush s’ka përse ndjen mirënjohje për atin, se koha e përshtatshme për t’i zënë vendin ka ardhur, e madje ka kaluar.

Ka ardhur mesa duket koha që “atvrasësi” ti japë prova të besueshme edhe “bosit” të tij se është mjaftueshmërisht i gatshëm për të kryer aktin e rradhës së “atvrasjes”… EV ndjen se nga ana tjetër se përsëritja e kësaj “skene”, duke imituar parardhësin  po e shndërron në klloun duke bërë shumicën e qytetarëve për të qeshur, madje sa më shumë ai imiton parardhësin aq më shumë qesharak bëhet! Kjo nuk e shqetëson aspak! As fakti se disa mendojnë se kjo është një “lojë” e atit të tij për ta diskretituar atë në sytë e qytetarëve! Ai ka vetëm një objektiv për të realizuar, “të vrasë” atin e më tej ti zërë vëndin…asgjë tjetër s’e shqetëson; mjafton të bindë bosin e tij se ai është i aftë për ta kryer këtë akt!

Kryerja e “atvrasjes e mosmirënohjes” nga ER janë të njohura nga të gjithë ai akte si tragjike kurse përsëritja nga EV e të tjerë po i kthen ato në akte komike për shqiptarët, duke i ndërgjegjësuar për lojën e pafundme me fatin e tyre dhe duke i detyruar të përgatiten për protesta masive kundër sektit të së keqes. Shumica janë tashmë gati ti hedhin në koshin e historisë, pra ti ofrojnë fatin e Noriegës, Gadafit, Noriegës, por duke mbajtur mirë parasysh thënien e Anshtajnit:  Fundi katastrofik planetit s’do ti vijë vetëm nga ata që punojnë për të keqen por dhe nga të gjithë ata që s’bëjnë asgjë për ta shpëtuar atë, duke parë interesin e tyre personal..!