Sigal

Nga Altin Tafilaj

Auditues i I-rë, KLSH 

Mijëra aparta mente qën drojnë me vite të braktisura sidomos kur bëhet fjalë për vende si Sh- qipëria që kriza e industrisë së ndërtimit, prej pothuajse një dekade, “ka ngrirë në beton” miliona Euro si pasojë e stokut të apartamenteve të pashitura në të njëjtën kohë që mund të mbulonin nevojat  e mijëra familjeve të pastreha. Një zgjidhje sa e thjeshtë në dukje aq e vështirë në realitet, që të pra- nohet nga “baronët” e adminis- trimit të çështjeve sociale, do të ishte “hapja e dyerve” të këtyre apartamenteve të pashitura për shtresat në nevojë që janë pa çati vetëm e vetëm se nuk ka bashkëpunim midis institucion- eve shtetërore dhe industrisë së ndërtimit. Profili i të pastrehëve të sotëm, është ndryshe. Janë të rinj dhe njëkohësisht, ndikojnë tek familjet e tyre. Bëhet fjalë për njerëz me rroga të ulëta të cilët nuk kanë komoditetin e mirëmbajtjes së një apartamen- ti me të gjitha detyrimet që pa- sojnë. Një ide tjetër që mund të shfrytëzohej për strehim, është shfrytëzimi për banim i aparta- menteve të braktisura nga kred- imarrësit. Bankat, kanë në ad- ministrim, apartamente të cilat janë në listën e “kredive të këqi- ja” dhe janë në pritje për shumë kohë për shitjen e tyre. Kontolli   i Lartë i Shtetit, nga auditimet e kryera në Bashkitë e vendit dhe në Entin Kombëtar të Banesave, ka evidentuar se godina banimi për  të  pastrehët,  ndërtohen jo vetëm nga Bashkitë me buxhe- tin e tyre por edhe nga EKB. Marrja e vendimeve nga Këshil- lat Bashkiak apo nga EKB, për ndërtimin e godinave për të pas- trehët, bëhet pa një analizë tregu. Investimet për ndërtimin e banesave sociale, nuk parapri- hen nga studime apo komuni- kime midis institucioneve dhe ndërtuesve, institucioneve dhe bankave. Enti Kombëtar i Bane- save, apo Këshillat Bashkiak, nuk kryejnë asnjë verifikim duke mos evidentuar apartamentet e pashitura që janë afro 10 mijë të tilla në të gjithë vendin sipas të dhënave të INSTAT, por as apar- tamentet e braktisura dhe të sekuestruara nga Bankat. Mar- rja e vendimeve pa studime dhe analiza tregu, jo vetëm që e çon në kolaps industrinë e ndërtim- it, duke shndërruar zona të tëra, në “magazina” apartamentesh të pashitura, por mbi të gjitha, vendime të tilla, kanë efekte negative për buxhetin e shtetit, pasi shpenzohen fonde të tepër- ta për ndërtim në të njëjtën kohë që mund të blihej më lirë.

Enti Kombëtar i Banesave, gjatë viteve 2015-2018, ka investu- ar për ndërtim godinash bani- mi në qytetet e Kavajës, Li- brazhdit, Lushnjës, Durrësit, Korçës dhe Pukës. KLSH, nga auditimet e investimeve të kry- era nga EKB, ka konstatuar mangësi lidhur me përzgjedhjen e qytetit ku do të investohet. Nuk është investuar në  qytetin e Tiranës, si një qytet me num- rin më të lartë të familjeve të pastreha. Enti Kombëtar i Bane- save, nuk ka kryer asnjë veri- fikim lidhur me nevojat e Bash- kisë Tiranë për të strehuar familjet në nevojë duke iu refer- uar numrit të aplikimeve sipas kategorive respektive të të pas- trehëve. Të marësh iniciativa të tilla, për investime ne zona ku praktikisht është më lirë të blesh apartamente se sa ti ndër- tosh ato, si në qytetin e Pukës, është njësoj si të duash të stimu- losh rritjen e riskut të likuidim- it. Borxhet e akumuluara ndër vite, nga persona që nuk i kanë qëndruar korrekt, kushteve të kontratave të lidhura me EKB për likuidimin e kësteve mujore të aparatamenteve që zotërojnë, janë në vlera të kon- siderueshme për buxhetin e sh- tetit duke sjellë pasoja negative dhe mungesë të ardhurash pa llogaritur këtu përqindjet e kre- dive ndër vite. EKB, ka kryer vetëm evidentimin e “kredive te keqija” duke mos ndërmarrë asnjë masë parandaluese por mbi të gjitha, eksperienca të til- la negative, nuk janë bërë shem- bull në të ardhmen, duke shmangur kryerjen e investi- meve në qytete apo zona ur- bane ku nuk ka plane afatgjata për investime, për zhvillim ekonomik apo rritje në numër të popullsisë. Kostoja e ulët e ndërtimit, e përcaktuar kjo si qëllim i aktivitetit të EKB sipas VKM  nr.  198, datë 04.05.1993, e ndryshuar,  nuk  llogaritet nga institucioni duke përfshirë të gjithë zërat e punimeve apo shërbimeve që nevojiten për ndërtimin e banesave. Në kos- ton mesatare të ndërtimit, përf- shihen zërat e punimeve për ndërtimin e banesës por jo vlera e rrjetit inxhinierik, vlera  e projektit, vlera e studimit gjeologjik, vlera e lejes së ndërtimit, ajo e truallit apo dhe vlera e shpenzimeve operacio- nale të EKB. Vlera totale e këty- re zërave, duhet llogaritur për të nxjerrë koston reale të një apartamenti. Po të marrim para- sysh faktin se Enti Kombëtar i Banesave, çmimet e zërave të punimeve  i  nxjerr  nga manua-let e ndërtimit të kohës, arrijmë në konkluzionin, se nëse llog- ariten të gjithë zërat e ndërtimit dhe përfundimit të objektit, nuk ka se si të arrihet qëllimi dhe ob- jektivi i EKB, ai i ndërtimit të banesave me kosto të ulët. Fakti që Bashkitë respektive ku kry- hen investime godinash banimi, marrin përsipër, shpenzimet për lejen e ndërtimit apo për truallin e ndërtimit i cili në shumë raste dhurohet nga insti- tucionet vendore, nuk do të thotë se kostoja e ndërtimit ësh- të e ulët, ajo thjesht nuk ka të përfshirë të gjithë zërat e puni- meve apo të shërbimeve sipas përcaktimeve ligjore dhe rreg- ullave në fuqi. EKB, duke ndër- tuar me këto parime, pra atje ku Bashkitë falin truallin apo edhe zëra të tjerë si rrjetin inxhinierik apo lejen e ndërtimit, logjikisht, përfitojnë këtë “dhuratë” vetëm ata Kryetar Bashkish që trego- hen më “zemërgjerë” duke shpenzuar nga buxheti apo dhuruar aktivet e Bashkisë, për t’ja falur Entit Kombëtar të Banesave që ky i fundit thjesht të kënaqë opinionin publik me shprehjen “Banesa sociale me kosto të ulët” pa arritur asn- jëherë në realitet qëllimin e tij ligjor, atë të ndërtimit (jo dhu- rimit) të banesave me kosto të ulët. Në fund të fundit, politikat sociale për strehim, kanë si detyrë kryesore, atë të stre- himit të familjeve në nevojë dhe jo uljen e kostos detyrë kjo, që i përket shtetit. Zgjidhja e këty- re problemeve për arritjen e qëllimit kryesor, strehimin e familjeve në nevojë, gjendet vetëm mes bashkëpunimit të Entit Kombëtar të Banesave me bankat tregtare për të rishikuar interesin e kredive, me ko- mpanitë e ndërtimit për tu in- formuar mbi numrin e bane- save në ndërtim apo të brakti- sura dhe individëve lidhur me çmimin për njësi të akomodi- meve të reja, pa harruar shte- tin, si rregullator në këtë drejtim për sheshet e lejet e ndërtimit sidomos në qytetet me dyndje të lartë të popullsisë dhe me prespektiva afatgjata për zhvillim si qyteti i Tiranës.