Sigal

Këngëtarja shqiptare bëri shumë bujë pas publikimit të hitit të saj të fundit “Mos u nal”. Mirëpo ajo vazhdon më tej, pasi së shpejti do të sjellë një këngë të re e cila do të jetë e veçantë. E ftuar në emisionin “Elite Show”, Baby G tregoi skenat e klipit të ri teksa shfaqet duke kërcyer mbi tub.

Këngëtarja shfaqet shumë provokuese duke kërcyer në tub, e veshur me një body gri me xixa dhe flokët bjonde kaçurrela. Baby nuk zbuloi detaje të mëtejshme për këngën e re duke lënë surprizë edhe titullin edhe datën e publikimit.

Shikoni videon e mëposhtme teksa Baby G kërcen mbi tub.