Hajro Çini: Debat, shterpë, listat – të hapura apo të mbyllura

333
Sigal

Nga Hajro Çini:

Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është gjithnjë kontravers kur ato i organizon e majta, sepse ajo që nga 1944 nuk ka pranuar konkurencë të ndershme, se nuk ka as program zhvillimi, as kapacitete për të bërë një të tillë, as filozofi progresiste as ideollogji që mbështet zhvillimin. E ka në thelb regresin dhe për rrjedhojë ka frikë nga konkurenca e lirë. Unë besoj se problemi nuk është kaq i thjeshtë, dhe se ka shumë faktorë, të dukshëm dhe të padukshëm, që luajnë rol përcaktues shumë më shumë se sistemi, por që ti analizojmë ato do të na duhet ndoshta një shekull, dhe kur të arrijmë në konkluzione, shumë nga faktorët ose kanë marrë fund, ose janë ndryshuar dukshëm. Unë po e thjeshtëzoj problemin vetëm në atë se kush do ti përcaktojë kandidatët, votuesi – kur janë të hapura, apo kryetari (apo kryesia) – kur janë të mbyllura. Dhe sa kohë që cilësia e votuesve është shumë më e dobët se sa e një kryetari progresist, listat duhen të jetë të mbyllura. Çfarë kuptoj me cilësi të dobët të votuesit? Atë që për një thes miell, midis të tjerave, shikon deri tek maja e hundës. Problemi duhet të shtrohet ndryshe. Nuk ka asnjë dyshim se të gjithë kryetarët e partive duan të fitojnë, për arsye të ndryshme. Ata që kanë cilësi Burrash Shteti për të bërë progres dhe zhvillim, të tjerë që kanë arsye kriminale apo meskine për ta përdorur pushtetin për të kryer vjedhje galopante apo abuzime të tjera. Me lista të mbylluar ata do të përpiqen që të gjejnë kandidatë fitues. Dhe përgjegjsia është 100% mbi to. Listat e hapura e reduktojnë ndjeshëm përgjegjësinë ndaj krytarëve të partive, dhe jo vetëm kaq por edhe krijojnë mundësi për improvizime nga më të çuditshmet, nga më të pandershemt e deri në ato më përvertet. Po te jenë të hapura kush do ta pengojë krimin e organizuar që të bëjë diversion mbi politikën, dhe të vërë nëpërmjet “votuesve” (lexo krimin e organizuar) të nxjerrë cilin të dojë në lista? Me votën e votuesve, mafia mund të nxjerrë kandidat për PD-në në Tepelenë, fjala vjen, Gramos Ruçin. Si mund ta pengosh këtë po qe se nuk janë të mbyllura listat? Në një vend që nuk ka prokurori, ose edhe më keq, kur atë e kontrollon Krimi i Organizuar, ku nuk ka sistem Drejtësie, ku nuk ka Gjykatë të Lartë, apo Gjukatë Kushtetuese, pra kur nuk ka rend Kushtetues, lënia në dorë e kontrollit të listave faktorëve të errët, është jashtzakonisht e dëmshme. Për të kuptuar se çfarë ndodh me lista të hapura, shikoni zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës më 2015. Votuesi kishte një zgjidhje absolutisht të qartë, në një anë kishte një Mjek të nderuar, intelektual të shquar, njeri i ndershëm, i aftë, njerëzor deri në thjeshtësi brilante një kandidat si Dr. Halim Kosova, dhe në krahun tjetër, një mashtrues pa pikë dinjiteti, pa pikë integriteti, një mafioz që të gjitha akuzat, nga abuzimet, vjedhjet, apo edhe vdekjet e fëmijëve, i mbyll sapo hap dhe mbyll sytë në një prokurori, ku ai shihet të bëj biznes me familjarët e tyre. Dhe votuesit bënë zgjedhjen më të gabuar të mundshmen. Unë nuk them se të gjithë, se uzurpusi mafioz ka blerë dhe tjetërsuar në nivele skandaloze votat, por përsëri ai nuk mund të tjetërsonte mbi 40% të votës. Lista e mbyllur i jep votuesit një pasqyrë të qartë se kush është ekipi drejtues i një partie. Dhe votuesi duhet të bëhet i mënçur dhe të votojë për atë parti që ka një program të qartë zhvillimi. Më 2013, kur hynë me lista të mbyllura, Dr. Berisha vuri 19 intelektualë, doktorrë Profesorë, Psikopati vuri 19 kriminelë. Pra nuk ishte sistemi, por cilësia e drejtuesit të partisë. Më 2017 Rama nuk përmëndi absolutisht asnjë lloj programi, pasi kishte gënjyer 100% më 2013, dhe kjo ishte e qartë. Hiq ato mijëra vota që ai bleu apo tjetërsoi, si ishte e mundur që atë përsëri e vononin 30-35%? Kur ai nuk duhej të merrte më shume se 8 -10%? Plus 30-35% të vjedhura ai nuk e shihte më qeverinë me sy. Listat e mbyllura e diskretitojnë ptolësisht Ramën. Atë në pushtet e mban krimi i organizuar, që vjedh apo blen votat, jo listat e mbyllura. Por Lista e mbyllur tregon cilësinë e kandidatëve që ai mbështetet për të uzurpuar pushtetin. Lista e mbyllur, mendoj unë është e vetmja garanci që një kryetar progresist partie të nxjerrë në fushë një ekip, që në kondita normale do të fitonte. Kërkesa për ndryshim të sistemit është shashkë për të mbuluar aktivitetin e krimit të organizuar në zgjedhje.