25 më të pasurit e botës fitojnë 255 mld $ në vetëm dy muaj

426
Sigal

Super të pasurit janë shumë më të pasur krahasuar me vetëm dy muaj më parë. 25 njerëzit më të pasur në klasifikimin e miliarderëve të botës të Forbes vlejnë 255 mld $ më shumë sesa kur tregu i aksioneve në SHBA arriti nivelet më të ulëta gjatë pandemisë më 23 mars.

Së bashku, 25 miliarderët – sipas Forbes vlejnë thuajse 1,5 trilionë $, një shifër që përfaqëson rreth 16% të pasurisë totale të të gjithë miliarderëve në botë.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, është ai që ka fituar më shumë. Aksionet e Facebook janë rritur thuajse me 60% në dy muajt e fundit, duke shënuar rekord të premten, më 22 maj. Zuckerberg, pasuria e të cilit sot është 86,5 miliardë $, është bërë njeriu i katërt më i pasur në botë, duke u ngjitur nga vendi i 7 i ‘Billionaires 2020’ i publikuar në fillim të prillit. 36-vjeçari sot është më i pasur se Warren Buffet, themelues i Inditex, Amancio Ortega, dhe bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison.

Në vend të dytë, në lidhje me fitimet në $, renditet njeriu më i pasur në botë, themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos. Aksionet e kolosit të e-commerce kanë vijuar rritjen falë kërkesës më të madhe, që kur koronavirusi mbylli njerëzit në shtëpi dhe dyqanet fizike. Aksionet e Amazon u rritën me 29% nga 23 marsi. Në fund të ditës së premte, pasuria e Bezos ishte 146,9 miliardë $, në rritje me 30 miliardë $.

Fitimet më të mëdha në përqindje i ka pasur Colin Zheng Huang, 40 vjeç, themeluesi i tregut të dytë më të madh online në Kinë (pas Alibaba), Pinduoduo.

Të nxitura nga modeli i ‘social shopping’ të kompanisë, ku përdoruesit mund të ndajnë blerjet me miqtë e familjarët, së bashku me një fushatë agresive ofertash për konsumatorët, aksionet e Pinduoduo janë thuajse dyfishuar që nga 23 marsi dhe pasuria e Huang, i cili është edhe CEO, është rritur me 17,9 miliardë $. Sot Huang është njeriu i tretë më i pasur në Kinë, pasuria e të cilit është 35,6 miliardë $.

Në Azi, Mukesh Ambani u bë njeriu më i pasur në prill, pasi Facebook njoftoi një investim prej 5,7 miliardë $ në Reliance Jio, me seli në Mumbai, një filial i kompanisë së telekomunikacioneve, e krijuar nga babai i ndjerë i Ambani. Sot pasuria e Mukesh Ambani është 52,7 miliardë $, në rritje me thuajse 20 miliardë $ që nga depresioni i tregut.

Nga 23 marsi nuk ka dalë asnjë person i vetëm nga ‘Top 25’. Pasuritë e Jim, Alice dhe Robert Walton, për shembull janë rritur më pak në termat e përqindjes, por gjithsesi janë rritur me 3,6 miliardë $ secila. Pasuria e tre miliarderëve trashëgimtarë të Walmart është thuajse 165 miliardë $

 Ja se sa 25 miliarderët më të pasur në botë kanë fituar në dy muajt e fundit (nga 23 marsi deri të premten, më 22 maj)

#. Emri Vendi, Pasuria totale, fitimet në dy muaj

 1 | Jeff Bezos
SHBA
Pasuria: $146,9 miliardë, +$29,9 miliardë

2 | Bill Gates
SHBA
Pasuria: $106,5 miliardë, +$11,9 miliardë

3 | Bernard Arnault
Francë
Pasuria: $94,1 miliardë, +$12,8 miliardë

4 | Mark Zuckerberg
SHBA
Pasuria: $86,5 miliardë, +$31,4 miliardë

5 | Warren Buffett
SHBA
Pasuria: $ 69,2 miliardë, +$6 miliardë

6  | Larry Ellison
SHBA
Pasuria: $66,4 miliardë, +$10,4 miliardë 

7 | Steve Ballmer
SHBA
Pasuria: $65,4 miliardë, +$14 miliardë

8 | Larry Page
SHBA
Pasuria: $63,6 miliardë, +$14,2 miliardë

9 | Sergey Brin
SHBA
Pasuria: $61,3 miliardë, +$13,7 miliardë

10 | Amancio Ortega
Spanjë
Pasuria: $60,5 miliardë, +$5,2 miliardë

11 | Jim Walton
SHBA
Pasuria: $55,2 miliardë, +$3,6 miliardë

12 | Alice Walton
SHBA
Pasuria: $55 miliardë, +$3,6 miliardë

13 | Rob Walton
SHBA
Pasuria: $54,8 miliardë, +$3,6 miliardë

14 | Francoise Bettencourt Meyers
Francë
Pasuria: $54,2 miliardë, +$6,4 miliardë

15 | Mukesh Ambani
Indi
Pasuria: $52,7 miliardë, +$19,9 miliardë

16 | Carlos Slim Helu
Meksikë
Pasuria: $51,2 miliardë, +$4,2 miliardë

17 | Mackenzie Bezos
SHBA
Pasuria: $47,8 miliardë, +$10,4 miliardë

18 | Ma Huateng
Kinë
Pasuria: $46,4 miliardë, +$6,8 miliardë

19 | Jack Ma
Kinë
Pasuria: $41,3 miliardë, +$3 miliardë

20 | Phil Knight
SHBA
Pasuria: $37,7 miliardë, +$9,9 miliardë

21 | Elon Musk
SHBA
Pasuria: $36,7 miliardë, +$9,5 miliardë

22 | Colin Zheng Huang
Kinë
Pasuria: $35,6 miliardë, +$17,9 miliardë

23 | Francois Pinault
Francë
Pasuria: $31,8 miliardë, +$2,1 miliardë

24 | Sheldon Adelson
SHBA
Pasuria: $30,7 miliardë, +$1,4 miliardë

25 | Michael Dell
SHBA
Pasuria: $28,3 miliardë, +$3,5 miliardë

*Jonathan Ponciano