Gëzim Llojdia: “Shqiptarçe-online”

61


Lind pyetja kush është filani i emrit të parë apo të dytë? Për të kuptuar se deri ku shkojnë marrëzitë e emrave do t’i gjeni tek regjistrimi i popullsisë, kur regjistruesit hasnin në mijëra peripeci, kur personi kërkohej me tjetër emër dhe në realitet kishte një emër tjetër. Mirëpo tek komentet e gazetave puna qëndron disi më ndryshe.

Sigal

 

  1. Shkruesit e dikurshëm të “letrave anonime”, sot janë krenar për punën plot pasion e sakrificë që bëjnë pasardhësit e tyre, tashmë jo duke dërguar letra nëpër komitete, por letrat anonime prej disa kohe kanë gjetur një terren më të thjeshtë për t’u përhapur pa blerë zarf, e dërguar një fije letër, por me metodën on-line. Kjo u mundësohet shkrueseve anonimë nga Web e disa gazetave, të cilat kanë hapur dyert dhe dritaret me qëllim për të thithur lexues duke hapur kornizën “ komente”.

Ja sa e thjeshtë është të shkruash letra anonime në këto korniza, që kanë hapur gazetat. Aty shkruhet komenti juaj ose: Lini një përgjigje. Dhe çfarë të dhëna kërkohet për të dërguar letrën anonime?

Së pari emri (e domosdoshme). Shqiptarët kanë aq shumë emra sa mund të çuditet një botë. Nëse do të hulumtosh nëpër regjistrat e gjendjeve civile të këtij vendi do t’i shikosh se çfarë emrash kanë shqiptarët dhe me çfarë emri në realitet thirren aq sa shumë prej emrave të dytë, këta i përdorin pa droje edhe nëpër dokumente zyrtare.

Lind pyetja kush është filani i emrit të parë apo të dytë? Për të kuptuar se deri ku shkojnë marrëzitë e emrave do t’i gjeni tek regjistrimi i popullsisë kur regjistruesit hasnin në mijëra peripeci kur personi kërkohej me tjetër emër dhe në realitet kishte një emër tjetër. Mirëpo tek komentet e gazetave puna qëndron disi më ndryshe.

Kuptohet që askush nuk shkruan emrin e tij, por më e çuditshmja është se përdor emrin e dikujt tjetër kur ky i fundit as është në dijeni, dhe as ka dëgjuar gjë, madje as e ka lexuar fare komentin. Dhe ku ta lexojë, në punën e tij s’ka as kompjuter dhe as android apo iphone. Duke shpërdoruar emrin e dikujt tjetër shkruesit anonim nxjerrin dufin duke sharë deri në shtat breza duke përdorur një fjalor, që as fëmijët vagabond të rrugëve do tua kishin zili, madje duke u fshehur pas këtyre emrave ata bëjnë lloj-akuzash dhe në vend që kjo formë të vijë duke u ngushtuar çuditërisht hapësira është e pamat.

Ngre dy pyetje:

A ka ligj që dënon shpifësit?

A kanë gazetat fond të mjaftueshëm për t’u përballur me ndëshkimet në miliona lekë që shumë qytetarë janë gati të bëjnë denoncimet e tyre, sepse u janë prekur padrejtësisht jo vetëm emir, por edhe imazhi i punës, familjes, rrjetit shoqëror?

Dihet se të dhënat që kërkohen krahas emrave janë një E-mail, mirëpo njihet fakti se çdo shqiptar ka jo më pak 5-6 të tillë E-mail të hapur në yahoo, gmail, hotmail etj, njeri real dhe të tjerët fallto dhe nëpërmjet këtyre adresave ata shpifin ditën me diell duke sharë vendçe çdo njeri që del përpara , që ka shkruar diçka për mirë apo për keq.

Dhe më e çuditshmja që mbetet është se të gjithë bëjnë sehirxhiun duke lejuar që letërshkruesit anonimë të derdhin vrer e helm për këdo duke cënuar të drejtat elementare të çdo autori që publikon në këto ëebe. Loja që hapi një gazetë opozitare e pavarur u pasua nga të tjerat, ndërsa një numër portalesh kanë administrator, që bënë përzgjedhjen e komenteve. Kjo në një farë mënyre është e pranueshme sepse ke të bësh me të tillë shkruesish anonimë dhe kur ligjin askush nuk e përfill.

2.

Në fakt komenti, që është vendosur si kornizë tek Ëebe e gazetave dhe portaleve  dhe më tej nëpër të gjitha faqet on-line, ka pasur një arsyetim të thjeshtë.

Për shkrimin:” shkruaj komentin tuaj”. Po t’u hedhësh një sy gazetave të huaja do të shikosh se kjo praktikë është e pranishme tek ato, ku çdo lexues bën vërejtje apo shënime për shkrimin në përgjithësi, pa e zënë në gojë fare autorin apo jetëshkrimin e tij dhe bëmat e tij.

Mirëpo kjo nuk mund të ndodhi në Shqipëri në këtë vend e ardhur nga një traditë gjysmë feudal ku në një hapësirë kaq të ngushtë gjeje një larmi tipash, flitet për vitet ‘30, mirëpo sot nuk ngjan kështu!

Shkrues të thjeshtë dhe të ndërlikuar anonimë të mësuar ngase kanë veshur me kohë formatin e anonimatit kanë gjetur ngrehinë e tyre të dashur që mund të jetë, gjysmë kështjellë, gjysmë kullë kanë përveshur mëngët dhe për çdo shkrim tek gazetat, që kanë kornizën e komenteve sjellin dosierë herë të vërteta e herë gënjeshtra, herë llafe kafenesh e herë hapje dosjesh institucionale. Më e keqja është se rrallë e tek madje si gjilpëra në kashtë do të gjesh ndonjë fjalë për shkrimin.

Jo aty gjenden vetëm biografitë personale të autorëve të shkrimit, bëmat të ndodhurat dhe të pandodhura. Këta autorë anonimë, që askush nuk i njeh nga portretet e tyre.

:”Shiko komentin vëri vlerën,” janë të lexueshëm me fate të çuditshme për vete, por që kanë marrë përsipër të hetojnë deri në imtësi për të tjerët, kur askush këtë nuk ua ka kërkuar madje nuk është e lejueshme. Dhe krejt këtë punë ata e bëjnë në mënyrë vullnetare.

A është e lejueshme kjo për moralin e këtyre gazetave dhe portaleve (sepse një pjesë kanë vendosur administratorë) për të lejuar ose jo gomarllëqet e këtyre tipave delirantë, që për një arsye ose tjetër shkruajnë gjëra që as mëndja njerëzore dot nuk i percepton se kanë ngjarë.

Përhapësit e mjegullnajave të mëdha në këtë vend nuk janë të pakët.