Përpjekjet e juaja për tu dukur reformator janë të kota Z.Rama, nuk keni qenë as dje dhe nuk je as sot. Shikoni se çfarë ka ndodhur në 6 vite, ajo që duhej të ishte reforma e reformave, Reforma në Drejtësi, ende mbetet e vonuar, e kontestuar dhe e kapur. Falë jush Z. Rama! Falë jush dhe disa burokratëve të huaj që ju kanë mbajtur ison, kush e di pse dhe me çfarë kostoje.
Përpjekjet e juaja për tu dukur i përkushtuar për demokraci, morën goditje në zgjedhjet e 2017, të akuzuara nga përgjimet e publikuara në media prestigjioze të huaja, por kapakun ia vure në zgjedhjet moniste të vitit 2019. Autokracia përmes kapjes së pushteteve dhe zhbërja e institucioneve, ishin kulmi i prirjes tuaj krejtësisht antidemokratike. Së fundi, e mbyllët me tentativën ligjore të mbylljes së gojës me ligjin e famshëm të antishprehjes.
Ju u munduat të dukeshit properëndimor dhe mbrojtës i çështjes shqiptare, por dështove o Z.Rama, në procesin integrues nuk u arrit asnjë përparim, kurse me Kosovën e ke dreqosur sa më nuk thuhet, fillimisht me ndryshim kufijsh e së fundi me një marrëveshje rajonale ende të paqartë të ashtuquajtur “minishengen”. Kushtet që i shtohen për çdo vit Shqipërisë kanë thelluar hendekun me perëndimin, kjo nuk është pak apo jo?!
Po vendi gjithmonë e më tepër depresiv, i braktisur, me ekonomi copë-copë, a nuk është për shkakun tuaj?! Politikat tuaja ekonomike nuk sollën asgjë, shumë indikatorë u përkeqësuan dhe asgjë nuk u bë kundër informalitetit, korrupsionit dhe investimeve. Klima e të bërit biznes u përkeqësua dhe ju i keni shërbyer një kaste, duke thelluar pabarazinë e duke shtuar varfërinë.
Ju e shndërruar Shqipërinë në një vend më pak të sigurtë, fillimisht droga një fenomen i gjithëpërhapur, grupe kriminale që ndërlidhen me pushtetin, vrasje dhe aksidente që rriten frikshëm, strukturë policie e përzier në trafiqe. Dështim spektakolar! Po ju vazhdoni flisni për suksese, të cilat janë nga ata që dëmtojnë sigurinë dhe rendin. As këtë nuk mund ta mbrosh dot!
Janë shumë Z.Rama, lista është e gjatë dhe ju jeni i pandreqshëm, i papërmirësueshëm. Dikush foli një ditë për Ramacentrizëm (shprehje që nënkupton vendosjen e Ramës në qendër të debatit), por edhe këtë mendoj se e krijuat ju me sjelljen tuaj, me drejtimin tuaj, me qëndrimet e juaja politike. Ndaj mendoj se keni mbyllur ciklin tuaj politik, madje sa më shpejt, aq më mirë për vendin!




















