Ibrahimovic rikthehet te Milani, ja si e prezantojnë kuqezinjtë

472
Sigal

Tashmë është zyrtare, Zlatan Ibrahimovic rikthehet te Milani!

Klubi kuqezi ka postuar një video me mbishkrimin “IZ COMING”, ku zëvendësimi i shkronjës “s” me “z” në fjalën “is”, i referohet pikërisht suedezit.

Ibra do të firmosë kontratë deri në fund të sezonit, me opsion edhe për një sezon tjetër. 38-vjeçari vjen pas aventurës në SHBA me Los Angeles Galaxy, ndërsa rikthehet në Itali te Milani pas plot 7 vitesh.