Erion Dasho: Çuditë në Shqipëri zgjatin 3 ditë!

267
Çuditë në Shqipëri zgjatin 3 ditë!
Në 30 dhjetor shkruajtëm me dhjetëra statuse solidarizimi me Dr. Ilir Allkjan, për pushimin e tij nga puna poshtërsisht dhe pabesisht ditën e fundit të vitit.
Një protestë u bë para urgjencës mjeksore nga kolegë të QSUT-së në datën 31 dhjetor, çka meriton përgëzime për faktin se u organizua brenda pak orësh dhe u zhvillua në një ditë kur shumëkush e ka mendjen (me të drejtë) për të festuar dhe jo për të protestuar.
Një peticion u nënshkrua nga mbi 1,600 persona për pak orë që qëndroi online. 600 mesazhe zemërimi dhe solidariteti shoqëruan nënshkrimin e peticionit. Dr. Iliri u ftua në disa televizione dhe kolegë të tjerë dhanë shumë intervista në mbështetje të tij.
Sot kanë kaluar 3 ditët e famshme! Kolegu ynë është pa punë prej 3 ditësh. Drejtoria e QSUT dhe Ministria pikërisht këtë kanë pritur – që ngjarja do të harrohej dhe zhurma do të shuhej gjatë ditëve të festës!
Çfarë idesh keni për rrugën që duhet ndjekur në mënyrë që vendimi i padrejtë për pushimin e Dr. Ilirit të anullohet dhe doktori të rikthehet në shërbim?
PS: ndërkohë është gjetur një vendim i komisionerit anti-diskriminim që për një rast identik e ka hedhur poshtë arsyen e pushimit të Dr. Ilirit (vendimin dhe nenin e cituar në letrën e drejtorisë së QSUT).
Sigal