Supë me lëngun e gjelit të detit – E lehtë plot shije dhe shëndet

539
Sigal

Vërtet tradita na ka mësuar që mishin e Gjelit të Detit ta konsumojmë të pjekur mirë në darkën e ndërrimit të viteve, por shumë receta të tjera gatimi gjithashtu tradicionale ofrojnë shije të tjera fantastike.

E tillë është receta speciale e përgatitjes së supës me lëngun e gjelit të detit. Një supë e lehtë, e shijshme e mbi të gjitha e pasur me vlera ushqyese.

Është një recetë ideale për t’u përgatitur veçanërisht pas festave duke i ofruar organizmit një vakt të lehtë dhe rigjenerues.

Kjo supë fantastike përgatitet krejt lehtë në kushtet e shtëpisë dhe shoqërohet në mënyrë fantastike me sallatat të freskëta të stinës, sidomos me sallatat jeshile.

Mjafton që të kujdeseni të ruani lëng dhe pak mish nga gjeli i detit teksa do ta gatuani atë për mbrëmjen e ndërrimit të vitit të rid he do të përgatisni një gatim special, që të do të kënaqë oreksin dhe nepsin me shijen e tij të mirë.

Përgatitja e Supës me Lëngun e Gjelit të Detit

Përbërësit

Lëng gjel deti

1/2 qepë

1 thelpi hudhër

1 degë selino

1 karrotë

1/2 patate

makarona për supë ose oriz

pak majdanoz të grirë

pak trumëz

kripë

Përgatitja

Si fillim, pastrojmë perimet dhe i grijmë në kubikë të vegjël, hudhrën dhe qepën i grijmë hollë.

Lëngun e gjelit të detit e përgatisim duke përdorur vetëm kockat e tij në rastin kur mishi është i gatuar dhe këtë të fundit e presim në fije të hollla.

Në një tenxhere, kaverdisim në pak vaj ulliri, qepën, hudhrën dhe selinon të grira hollë. Më pas shtojmë edhe karrotat dhe patatet e prera në kubik të vegjël, i kavërdisim.

Shtojmë lëngun e gjelit të detit të kulluar, makaronat për supë ose orizin dhe i gatuajmë derisa perimet të zbuten (15-20 minuta).

I japim shije me majdanoz, pak trumëz dhe shtojmë së fundi edhe copëzat e mishit të gjelit të detit në kubik