Elmaz Sherifi: Arma sekrete kundër armikut të fshehtë

247
Sigal

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Arma sekrete, kundër armikut të fshehtë”!
Për kë e mban sekret Rama burimin nga erdhi “arma sekrete” kundër covid 19?
Mungesa e transparencës nuk mund t’i japë asnjë avantazh, përkundrazi, sjell shumë dyshime, mbi cilësinë e prodhimit, veprimet doganore, kushtet e trajtimit dhe mbi çdo aspekt që lidhet me tregtimin, me marrëdhëniet misterioze të një kryeministri, që kërkon të sfidojë Europën e Bashkuar, me nje vend te saj qe eshte “e hapur” me Ramen dhe “e mbyllur” me BE !
Mungesa e transparencës është tipari dallues i kësaj qeverisje, që e shfaq diregjentin e saj edhe në sigurimin e “armës sekrete” kundër armikut të fshehtë, si “shpëtimtarin” e popullit shqiptar, nga “armiqtë e padukshëm”, që sipas tij, në këtë rast është BE, të cilën e ka vendosur “në grikën e pushkës” !
A mund ta zbardhë burimin Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo edhe atij i mbahet sekret?