Edmond Panariti: Në Hagë nuk mund të çbëhet as historia dhe as sovraniteti kombëtar.

296
Në Hagë nuk mund të çbëhet as historia dhe as sovraniteti kombëtar.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përfaqësuese e ligjshme dhe palë në nënshkrimin e marrëveshjes së propozuar nga NATO në Rambuje të Francës.
Kjo Marrëveshje u refuzua nga pala serbe.
E cila me këtë akt nuk hoqi dorë nga pushtimi, spastrimi etnik dhe vrasjet në Kosovë.
Kjo detyroi Aleancën e Atlantikut, nën udhëheqjen e Amerikës që të ndërhynte ushtarakisht te regjimi i Millosheviçit për të mbrojtur një popull nga shfarosja dhe spastrimi.
Prandaj të cilësosh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si grup i organizuar kriminal është poshtëruese dhe e pavërtetë.
Është në thelb të rrëzosh historinë dhe marrëveshjet si derivat i saj.
Sepse nuk mund të akuzosh një popull që mbrohet nga pushtuesi vrasës dhe spastrues si kriminel.
Po kështu në Hagë, nuk mund të vihen në diskutim sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë mbi detin, të sanksionuara nga e drejta ndërkombëtare
Sigal