E shkarkuan se bëri humor me Gent Cakajn në Facebook, reagon Andi Bejtja: Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

595
Sigal

Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja e ka komentuar shkarkimin nga detyra të publicistit Ylli Dylgjeri, specialist pranë Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve.

Sipas Bejtjes, Dylgjeri është dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri duke argumentuar se kjo është vetëm zyrtarisht, pasi sipas tij “edhe po të mos kishte Facebook, Dylgjeri me mentalitetin e kësaj qeverie do të pushohej nga puna:  se do e gjente një mënyrë për tu tallur, se është bërë për tu tallur”, shkruan Bejtja në rrejtet sociale.

Statusi i plotë:

Deshmori i pare i Zuckerberg ne Shqiperi

Dikush mund te mendoje se po te mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna… Zyrtarisht Dylgjeri eshte deshmori pare i Facebook ne Shqiperi. Ne shekullin 21 nuk e mendoja kurre qe administrata e nje vendi do ishte aq e pakujdeshme sa ta pushonte nje nenpunes te saj duke i renditur grimcat satirike ne Facebook…Por dhe te mos kishte Facebook te jeni te sigurte Dylgjeri me mentalitetin e kesaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente nje menyre per tu tallur, se eshte bere per tu tallur. Kshu ka bere Dylgjeri me cdo qeveri qe eshte bere per tu tallur: ka bere keshtu ne 91, 92: ka bere keshtu ne 97 edhe pse te Koha Jone merej me reklame dhe Jo me shkrime: ka bere me Nanon ne tavoline edhe pse punonte per te.,.Jam i bindur qe Ylli do vazhdoje te jete i njejti nuk mund te ndryshoje 50 e kusur: e mar me mend dhe hapin tjeter, do ankohet te Portali Shqiperia qe duam per te vertetuar edhe njehere se nuk eshte thjesht zyrtarisht deshmori i pare i Facebook, por fatkeqesisht per ne dhe demokracine tone, shume e shume me shume se nje deshmor i Zuckerberg.

Kujtojmë se Dylgjeri nga detyra që mbante dhe shkak për këtë mund të ketë qenë  ironia që ka bërë në rrjetet sociale, ku me anë të një vjershe komenton lapsusin e të ngarkuarit në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë recitimit të një poezi të Naim Frashërit në Samitin e 2 të Diasporës.

“Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…”, ka shkruar Ylli Dylgjeri përpara pak ditësh në rrjetet sociale, vjershë e cila i ka kushtuar me sa duket edhe vendin e punës.

I pyetur nga gazetarët Dylgjeri tha:
Kakën bëra dhe më pushuan. Po të kisha dhjerë çdo ndodhte. Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Shto edhe një fjali: kakën e bëjnë të gjithë krahët politike! Nuk e kuptoj se pse unë jam i njëanshëm?!! Për më tepër që e bera kur isha me leje të zakonshme, që të mos harxhoja kohën e orarit Zyrtar“.