Dritan Kaba: Pyetje për Ogertën që bën filma me doktora!

293
Sigal

Nga Dritan Kaba:

Kisha një pyetje për Ministren e paaftë, manipulatore të paskrupullt dhe përvetësuese e parave të shqiptarëve, Ogerta, që ka katër muaj që na luan filma.
Keni një koncension që iu ka marrë shqiptarëve padrejtësisht 8 milionë euro deri para një viti pa bërë asnjë punë.
Nuk kam ende dijeni sa është shifra e vërtetë këtë vit.por besoj ka shkuar tek 10 milionë euro!
Koncensioni është për të bërë analizat, se juve dhe kryeninistrit iu pret barku për shëndetin e shqiptarëve. Këtij kryeministri që është autor i shumë skandaleve, deri tek tradhëtia e lartë për copëtimin e trojeve të Kosovës.
Pse nuk e ktheni këtë koncension për këtë periudhë për të bërë analizat seriologjike falas për shqiptarët?!
Pse duhet të paguajnë shqiptarët disa herë, një herë me taksa nga xhepi i tyre për këtë koncension, që në këtë periudhë u pa qartë që nuk ka asnjë vlerë dhe një herë tek laboratorët private?!
Ju jeni jo vetëm hajdutë të pacipë edhe pa moral, por edhe mashtruesa që të bëni t’ju urresh me gjithë shpirt!
Për pak para më shumë në llogaritë tuaja jeni gati të luani me jetën e shqiptarëve!