Dr. Ina Zhupa: Po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetëm interesat e një grushti oligarkësh

347
Sigal

Tallja me bizneset është e dukshme! Paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.

Bizneset janë të detyruar t`i paguajne gjithcka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim. Bizneset duhet t`i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar.

Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë!

Për të dy të punësuar qeveria do t`i jap sipas premtimit 52.000 mije. Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Te ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lek.

A quhet ndihme kjo? A nuk është tallje? Po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetem interesat e nje grushti oligarkesh. Biznesi ka nevoje per mbeshtetje reale.