Bledi Dervishaj: Bonus-Malus , apo vetëm Malus-Malus

64
Në 16 mars 2021, Kuvendi miratoi ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Sipas Kuvendit, ky ligj kishte “një risi” të madhe fare, ishte ajo çka citohej në nenin 8 të pr/ligjit që synonte për të vërë në zbatim efektivisht sistemin e ri për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit, i qujatur ndryshe sistemi BONUS-MALUS.
Sistemi bonus-malus është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.
Pra, sa më pak aksidente të kesh në historikun tënd si drejtues mjeti aq më e ulët do të ishte tarifa e sigurimit që do të paguhej, sepse ke nivel të ulët rrisku, ndërkohë që anasjelltas nëse ke historik negativ, pra ke bërë shumë aksidente rritet dhe niveli i tarifës për tarifën e sigurimit që duhet të paguash.
Ky ligj pati një debat shumë të madh në Kuvend dhe Komisionin e Ekonomisë.
Rishqyrtimi i këtij ligji pas kthimit nga Presidenti, rindezi debatin parlamentar sepse dukej qartë se, nga mënyra si ishin hartuar disa dispozita të tij, Kuvendi nuk kishte dashur, apo nuk kishte mundur t`i japte zgjidhje kësaj problematike, pasi implementimi i këtij sistemi të ri nuk ishte një detyrim ligjor, por lihej në vullnet të kompanive të sigurimit. Kur të donin ato, mund ta implementonin.
Pra “risija” ishte vetëm deklarative dhe jo e prekshme, sepse pika 8 e nenit 7 të ligjit përcaktonte se shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik.
Pra po mundi, jo detyrë.
Me pak fjalë nuk garantonte zbatimin në praktikë edhe për një kohë shumë të gjatë.
Sot që kanë kaluar 2-vjet e 4 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dhe konstatohet se ky shqetësim i deputetëve të opozitës, Presidentit, ekspertëve ka qenë tepër i drejtë.
Shumë të pavërteta e llogje Kuvendore, janë provuar me kalimin e dy viteve nga hyrja në fuqi dhe zbatimi i ligjit dhe “risive” të tij.
Sot e konstatova dhe vet personalisht. Mu desh të rinovoja policën e sigurimit dhe ky model i ri, Bonus-Malus, ende nuk ishte implementuar, megjithëse një poster i madh që reklamonte këtë “risi” në agjencinë ku unë shkova ishte zverdhur e kishte dalë bojesh. Se di, ndoshta nuk arrita unë ta aplikoja bonusin apo malusin e historikut tim si drejtues mjeti prej 26 vitesh.
Pra nga BONUS- MALUS, edhe pas dy viteve nga ky ligj i ri është aplikuar njëtrajtësisht vetëm pjesa MALUS – MALUS dhe kjo me një çmim/faturë të kripur për të gjithë.
BONUSIN siduket dikush e ka mbajtur???, ende të pa aplikuar për popullin, ndoshta e di Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Sigal