Ylli Dylgjeri: Dje partia e Marksit, sot partia e Markut!

588
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri:

Dje partia e Marksit, sot partia e Markut!

Vijojnë çdo ditë denoncimet me dokumenta autektikë të policive europiane për përfshirjen në krim të Kryetarëve të Bashkive, Ministrave, Deputetëve, dhe individëve të rekrutuar nga Partia Socialiste në këto vite qeverisje.
Duke i jetuar të dy kohët në sallonet e politikës,
i bëjmë dhe na e bëjnë skanerin qytetaret. Ashtu si i njohëm dje baballarët dhe sot po njohim më mirë bijtë e tyre në politikë.
Në historinë e PS-së, ishin baballarët e hershëm, Profesoret e Marksizmit që prapagandonin Marksin dhe idhtarët e tjerë të filozofise majtiste si boshtin ideologjik të partisë, ndërkohë sot bijtë e tyre në krye të saj, pasi u pasuruan nga pozitat e baballarëve, po përzgjedhin e votojnë kategorinë e Mark-ut si vazhdimësi majtiste në administratën e vendit.
Por Marku dhe “kompania Mark” sot kanë një emër. Janë PS e votuar! Janë Ato që po trasmetojnë modelin qeverisës.
Të pamoralshëm e të paturpshëm vazhdojnë të na ofrojnë krimin si model qeveverisje.
Aq më e rëndë bëhet kjo situatë kur po këto bij, rezistojnë e sot vihen për të zgjidhur skandalet që vetë i kanë gatuar para votimeve.
Duke debatuar rreth kësaj teme me njërin prej tyre, na ndërpret rastësisht bisedën një kalimtare. Ishte një mesogrua. Pasi e përshëndeti bashkëbiseduesin deputet, me dhimbje e lot në sy i kërkon ta ndihmojë për të zgjidhur një hall që kishte.
E dëgjuam hallin të dy.
– Nuk kam çbëj më, do të shes veshkën për të larë borxhet – tha gruaja e shqetsuar.
Deputeti, pasi shtangu nga kjo zgjidhje radikale, e qetësoi duke i premtuar zgjidhje me ca fjalë boshe. Por më kot. Gruaja nuk bindej…
Me tej e përcollëm gruan me dhimbje, e vijuam debatin e nisur mes nesh.
Çti bëj? Si t’ja zgjidh? – mu drejtua prap mua.
Nuk e mbajta më, dhe me cinizmin dhe ironinë që më shpërthen në të tilla drama ia ktheva:
-Ti thoje: Unë nuk shes veshka, unë shes vetëm vota!
Këtu biseda u mbyll. Uli sytë dhe më përshëndeti ftohtë.
Vazhdova rrugën nëndhimbjen e asaj gruaje
dhe vendosa ta shkruaj këtë histori njerëzore…