Bejdo Malo: Lërjani fëmijët dhe gratë e terroristëve OKB-së

84

Një paqeruajtësi për të shkuar në Afganistan i marrim 7 milionë lekë rrushfet. Fëmijës së një terroristi që s’është as fëmijë paqeruajtësi, as fëmijë heroi kombi, s’na mjafton që harxhojmë miliona lekë nga taksapaguesit për të shkuar një shpurë oficerash të lartë të negociojnë me terroristët që pas rënies së ISS, shesin fëmijët e grumbullar në kampe. Me Gëzimin u njoha në Brigadën e Parë me vendodhje në Yzberisht. Ishte brigada e famshme e Mehmet Shehut dhe Bejto Isufit. Reparti elitë i elitave të ushtrisë së dikaturës. Gëzimi, një djalë nga Skrapari e filloi karrierën si nënoficer ndërlidhjeje. Komandant i Brigadës ishte kolonel Ruzhdi Dardha. Para disa kohësh Gëzimi më mori dhe më kërkoi një ndihmë. Të lutem tha, si mund t’ia gjejmë anën nga Ministria e Mbrojtjes, se nuk i bëj dot shtatë milionë lekë të vjetra. Si ta gjente një mënyrë për të shkuar paqeruajtës në Afganistan. Mendoja se kjo plagë sociale e poshtërimit të paqeruajtësve shqiptarë ishte mbyllur me kohë. Ajo plasi para 15 vjetësh në Zallherr. Më shumë u trishtova se krye i akuzuari për këtë aferë, jo vetëm që si hyri gjemb në këmbë, por me të ardhur Znj.Mimi Kodheli, bëri karrierë të paparë. Madje, aktualisht është për specializim në SHBA. E solla këtë episod, sepse më trishtuan shumat e mëdha që ka harxhuar Ministria e Brendshme me zyrtarë të lartë të saj për të shkuar në kampet e ISS-it për të marrë gruan në karrocë të Lavdërim Muhaxhirit mostrës që SHBA-ja e vrau me dron dhe një të një terroristi tjetër sirian. Një grua që ka marrë fëmijët një vit pasi ka shkuar i shoqi dhe sikur të mos ish vrarë siriani do ishte martuar dhe disa herë të tjera. Ç’ka ndodhur në subkoshiencën e këtij Ministri të Brendshëm që kalon nga ekstremi në ekstem. E bëri këtë dhe një herë para një viti. I ka mbushur mendjen dhe Edi Ramës që të bëhej pjesë. Të mos ishte ambasadat e huaja që ndërhynë “ heronjtë” në karrocë dhe në këmbë të ISIS, do mbysnin opinionin publik me paradat mediatike nga një mendje shkurtër dhe dritë errët. Ajo i drejtoi në SPAK, tek i cili s’kam aspak besim. Pse po përmend Ministrin e Brendshëm dhe subkoshiencën e tij? Kur u vra Feti Vogëli në një operacion në Afganistan si oficer paqeruajtës nga si vëllezërit e gruas me karrocë dhe terroristëve të ISS-it, Sandër Lleshi u caktua nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bujar Nishani unanimisht si komandant i ceremonive dhe organizator i tërë procedurave të përcjelljes për në banesën e fundit të Feti Vogëlit. Toger Feti Vogëli ishte nga një familje e varfër në ekstrem nga Baldushku Tiranës. Unë pata fatin që për pesë ditë rresht të bëj mbi 30 shkrime për çdo detaj të kësaj ceremonie në gazetën “Ushtria” dhe revistën “Mbrojtja”. Konsulent dhe burim të çdo detaji kasha për Sandër Lleshin. Ceremonia shumë perfekte. Aty pashë cilësitë e vërteta të Sandër Lleshit. Nejse muhabet i vjetër. Janë e zeza mbi të bardhën në arkivin e Ministrisë se Mbrojtjes. Po ç’ndodh me fëmijët e ISS-it. Ata janë fëmijë terroristësh. Të lindur në kampet terroriste. Martesa e fundit ishte me një sirian. Sipas Sheriatit fëmijën e saj duhet ta sitstemonin sirianët, qeveria siriane më saktë. Po ç’ndodhi. Mbi 10 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, për gjashtë muaj me paratë e taksapaguesve shqiptarë s’paskan lënë kamp pa biseduar me çdo lloj terroristi. Të krijohet përshtypja se këta i kanë çuar vetë. S’dua ta besoj kurrë. Dhe s’është e vërtetë. Po ç’dreqin patën që shkuan? Kush është ajo mendje diabolike që kërkon të bëjë këtë? Është njësoj sikur kalifët e Mbretit të Arabisë Saudite pasi SHBA-ja vrau Osama Bin Landen të shkonte në Pakistan të merrte tre gratë e tij dhe 11 fëmijët e tij. Keni dëgjuar gjë për ta? Po këta ç’ duan? Paqeruajtësve për t’u përfshirë në listë u marrim nga 7 milionë lekë të vjetra. “Heronjtë” e ndyrë të ISS-it i thërrasim në negociata. Po si është e mundur kur ky shtet me forcë e futi në punë gruan e paqeruajtësit dëshmor Feti Vogëli? Dhe a e dini kur e futën? Atëherë kur nga marazi dhe varfëria ekstreme vdiq pa mbushur vitin Fetiu babai i tij në Baldushk të Tiranës, pa mbushur 55 vjeç! A do ulet me këmbë në tokë ky shtet, kjo shoqëri? Do bëjë punë të mbara për kombin? Sinqerisht, trishtimi është i madh. Lëri nëpër gazeta intervistat e gjata me fëmijët të afërmit gratë e terroristëve në SIRI. OKB-ja dhe organizmat e saj ndaj janë, e zgjidhin ato fatin e kampeve dhe të terroristëve që kanë ngritur këto kampe dhe mbajnë peng fëmijë. U japin kallashin në dorë që katër vjeç e i vënë të vrasin njerëz, më saktë popullsi civile krejtësisht të pafajshme. Ata janë me trauma të mëdha të post vrasjeve në adoloshencë. Mos u merrni më me ta. Lërjani OKB-së, ka kapacietet dhe paratë e nevojshme për t’i sistemuar. Kemi aq shumë plagë sociale dhe aq halle sa s’na mjafton një jetë t’i kapërcejmë.