Zbulon tradhtinë e të dashurit një ditë para martesës, ja si hakmerret vajza

447
Sigal

Një vajzë ka rrëfyer eksperiencën e tmerrshme që përjetoi në ditën që duhet të ishte më e bukura e jetës së saj.

Natën e fundit të beqarisë kur po festonte me shoqet e saj të ngushta, mori një mesazh nga një numër i panjohur që i thoshte: “Unë nuk do të martohesha me të, apo do të martohesha?”. Bashkë me mesazhin i erdhën disa fotografi të bisedave që kishte bërë i dashuri me një vajzë tjetër.

“Unë nuk resht dot së menduari për ty. Nuk e kam ndjerë asnjëherë këtë lidhje me dikë tjetër. Trupi yt ëstë fantastik dhe ti di si ta përdorësh, do doja që e dashura ime të kishte gjysmën e aftësive që ke ti”, thuhej në biseda.

Edhe pse u ndje e tradhtuar, ajo vendosi që të fshinte lotët dhe të hakmerrej. Ditën tjetër, kur të dy po ecnin drejt altarit, vajza doli para të gjithë të ftuarve dhe tha: “Sot nuk do ketë martesë. I dashuri im nuk është personi që mendoja”.

Pas kësaj, lexoi të gjitha mesazhet që kishte marrë nga numri i panjohur duke e turpëruar në mes të të gjithë të ftuarve.