Prezantues të ‘DWTS 2023’, Eno Popi tregon si është bashkëpunimi me Bora Zemanin

46
Sigal

Edhe pak orë na ndajnë nga spektakli magjik i kërcimit ‘Dancing With The Stars’ e emocionet sa vijnë e shtohen. Siç tashmë e dimë, Bora Zemani dhe Eno Popi do të moderojnë këtë edicion të dytë të spektaklit.

Për Enon, ‘DWTS’ është plot me dinamika dhe të  papritura, por puna me Borën ia ka bërë më të lehtë. Moderatorët ishin mëngjesin e kësaj të premte të ftuar në emisionin “Wake Up”.

Ata zbuluan paksa nga surprizat që do të ndodhin në natën e parë të DWTS, i cili do të nisë transmetimin mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel.

Por jo vetëm kaq, pasi ata treguan edhe se si ndihen që punojnë sërish bashkë. Zemani dhe Popi thanë fjalët më të mira për njëri-tjetrin.

Pjesë nga intervista:

Enxhi Nasufi: Si ndiheni ju të dy që riktheheni në moderim me njëri-tjetrin? Kaq paqësor jeni gjithmonë me njëri-tjetrin?

Bora Zemani: Gjithmonë! Hë mo Eno fol

Eno Popi: Ja ta them. Bora bëri një status në fund të edicionit të vjetshëm dhe natyrisht gjithsecili pastaj kur bën këto falënderimet dhe mirënjohjet, në një rresht ku më takonte mua thoshte “Eno, me ty do t’a ndaja çdoherë skenën”. Them me veten ok, është momenti t’ia kthej. Unë ja kam thënë privatisht, por publikisht ndoshta njerëzit nuk e dinë çfarë komunikojmë. Është kënaqësi gjithmonë të kthehesh me Borën në skenë, të ndash një program i cili…, nëse ka program jashtëzakonisht dinamik dhe me elementë të papritur, është “Dancing With The Stars”. Unë e kam kuptuar mbas shumë e shumë vitesh, kur e provuam sezonin e shkuar. E të punoje bashkërisht me Borën ishte ndihmë shumë e madhe.  Thënë kjo, ja e dëgjoi edhe Bora është kënaqësi t’a ndajmë këtë vit bashkë.

Bora Zemani: E dyanshme. Ne të dy e kemi shumë të rëndësishme atë atmosferën e mirë, energjinë pozitive mes njëri-tjetrit. Edhe të dy japim shumë për këtë