Aksesori i flokëve që po rikthehet nga vitet 1980

130
Sigal

Tashmë është fakt, tendencat vijnë me cikle dhe në sezonet e fundit kemi parë shumë aksesorë dhe stile veshjesh të kthehen nga dekadat e kaluara.

Për sa i përket flokëve , për shembull, skrunchet janë ato që janë kthyer dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë së çdo femre. Tani duket se një tjetër aksesor i “harruar” i flokëve nga mesi i viteve 1980 është në rrugë e sipër .

Bëhet fjalë për kapësen në formë bananeje, e cila tashmë shfaq në TikTok me #bananaclip 118 milionë rezultate, duke paraqitur mënyra dhe ide të ndryshme për ta përfshirë në modele flokësh.

Ajo është shumë e lehtë për t’u përdorur, ndërsa në mënyrë efektive i mban flokët larg fytyrës.