Messenger me shërbim të ri

475
Sigal

Facebook ka menduar ta bëjë më të lehtë komunikimin në grup tek Messenger.

Ky rrjet social iu mundëson përdoruesve që t’ju përgjigjen mesazheve specifike në një grup.

Në grupe ku janë shumë të përfshirë, biseda bëhet më e vështirë dhe pikërisht këtu ka dashur të ndihmojë Messenger.

Ju mjaftoni që ta mbani të shtypur për pak kohën bisedën, siç e keni bërë deri më tani për të reaguar me “emoji”, tani do t’ju shfaqet edhe mundësia për “reply” përmes logos së kësaj të fundit.

Ju mund t’i përgjigjeni mesazheve, fotove, videove dhe GIF-ave.

Përditësimet për këtë shërbim të ri janë lëshuar nga e mërkura.