Rrëfehet ish-kapiteni Lorik Cana: Gruaja do të bëhem xheloz por unë jam shumë liberal

425
Sigal

Futbollisti Lorik Cana është izoluar në shtëpinë e tij në Itali së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Ai ka treguar se është shumë liberal në martesë ndryshe nga Monika e cila është shumë posesive.

Cana u shpreh se Monika e ngacmon vazhdimisht që të bëhet më shumë xheloz ndaj saj

“Jam shumë më liberal në martesë, Monika përkundrazi është më posesive dhe shpesh i vjen çudi se si unë nuk nuk reagoj, nuk bëhem xheloz për disa gjëra. Më ngacmon që të bëhem më shumë xheloz. Sigurisht që kur e dashuron një njeri ke qejf dhe patjetër je xheloz por unë nuk jam në pamje të parë, nuk lë hapësirë, nuk merrem shumë me detajet e vogla”, ka thënë ndër tjerash Loriku.