Meshkuj mësojeni një herë e mirë! Ja çfarë pëlqejnë më shumë femrat…

511
Sigal

Të gjithë e dimë se meshkujt me sens të mirë të humorit janë të çmueshëm dhe se humori është armë shumë e fuqishme për joshjen e femrave.

Por, a vlen e njëjta gjë edhe anasjelltas? Ndonëse meshkujt thonë se u pëlqejnë femrat me sens humori, një studim i ri thotë se kjo faktikisht nuk është e vërtetë.

Paraprakisht duhet të përmendim se hulumtuesit e kanë konfirmuar konkludimin e parë: meshkujt me sens të mirë të humorit kanë më shumë shanse të kenë kontakte fizike me një femër të cilës i pëlqen humori i mashkullit. Por, kur një femër e bën të qeshë një mashkull, kjo nuk i rrit shanset për marrëdhënie seksuale.

Hulumtuesit kanë nxjerrë edhe një konstatim interesant nga eksperimentet që kanë kryer. Ata kanë deklaruar se femrat e lidhin humorin me të qenit më mendjehapur, jo me inteligjencë. Më herët, supozimi ka qenë se femrat joshen nga meshkujt qesharakë për shkak se besojnë që lloji i tillë i meshkujve, janë më inteligjentë. Tani, hulumtuesit sugjerojnë se femrat duan meshkuj qesharakë sepse besojnë që lidhja me ta është më argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë.