Koha po ecën shumë shpejt? Psikologët: Ja çfarë mund të bëni për ta ngadalësuar atë

644
Sigal

Nga Steve Taylor

Ndonjëherë na duket sikur jeta po ecën shumë shpejt. Kur jemi fëmijë, koha kalon më ngadalë, me udhëtime të pafundme me makinë, dhe pushime verore që duket se zgjasin në përjetësi. Por, kur rritemi, koha duket sikur përshpejtohet me një ritëm të frikshëm, me Krishtlindjet dhe ditëlindjet që arrijnë më shpejt çdo vit.

Por, ndoshta s’ka nevojë të përjetohet kështu. Përvoja jonë mbi kohën është e ndryshueshme,. Ajo duket sikur ecën më shpejt në disa situata, dhe ngadalëson në të tjera. Ekzistojnë edhe disa shtete të ndërgjegjes (sikurse nodh nën ndikimin e barnave psikodelike, në situata traumatike, ose kur atletët janë “në zonë”), në të cilën duket sikur koha ngadalësohet në një shkallë të jashtëzakonshme.

Pra, ndoshta duke kuptuar proceset psikologjike të përvojave tona të ndryshme mbi kohën, mund të jemi në gjendje t’i ngadalësojmë paksa gjërat. Në librin tim “Bërja e kohës”, unë sugjeroj një numër “ligjesh” bazë të kohës psikologjike, siç përjetohet nga shumica e njerëzve. Një nga këto ligje, është se koha duket se përshpejtohet kur rritemi. Një tjetër është, se koha duket të ngadalësohet kur jemi të ekspozuar ndaj mjediseve dhe përvojave të reja.

Këto dy ligje, shkaktohen nga i njëjti faktor themelor: marrëdhënia midis përvojës sonë mbi kohën, dhe sasisë së informacionit (përfshirë perceptimet, ndjesitë dhe mendimet) që përpunon mendja jonë.

Sa më shumë informacion që marrin mendjet tona, aq më ngadalë duket sikur ecën koha. Kjo shpjegon pjesërisht faktin, se përse koha ecën kaq ngadalë për fëmijët, dhe duket sikur përshpejtohet kur rritemi. Për fëmijët, bota është një vend interesant, plot me përvoja të reja dhe ndjesi të freskëta.

Kur jemi të rritur, kemi më pak përvoja të reja, dhe bota rreth nesh bëhet gjithnjë e më e njohur.

Ne bëhemi të pandjeshëm ndaj përvojës tonë, ç`ka do të thotë se ne përpunojmë më pak informacione, dhe koha duket sikur përshpejtohet. (Një faktor tjetër mund të jetë aspekti “proporcional”, që do të thotë se teksa moshohemi, çdo periudhë kohore, përbën një pjesë më të vogël të jetës sonë në tërësi).

Për rrjedhojë, përvoja jonë mbi kohën, duhet të zgjerohet në një mjedis të panjohur, sepse pikërisht atje mendjet tona përpunojnë më shumë informacione sesa normalisht. Kur shkoni në një vend të huaj, jeni shumë më të ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj. Çdo gjë është e panjohur dhe e re, prandaj i kushtoni shumë më tepër vëmendje, dhe merrni më shumë informacion.

Është e njëjta gjë kur kaloni një ditë në një kurs trajnimi, duke mësuar gjëra të reja, me një grup njerëzish të panjohur. Ndihet sikur ka kaluar më shumë kohë, se sa nëse do të kishit qëndruar në shtëpi me rutinën tuaj normale.

E gjithë kjo çon në dy sugjerime të thjeshta, se si mund ta zgjerojmë përvojën tonë të kohës.

Së pari, pasi e dimë se njohja bën që të duket se koha kalon më shpejt, mund ta ngadalësojmë kohën, duke e ekspozuar veten ndaj përvojave sa më të reja që të jetë e mundur.

Pra, udhëtoni në vende të reja, ofrojini vetes sfida të reja, takoni njerëz të rinj, ekspozojini mendjet tuaja ndaj informacioneve, hobeve dhe aftësive të reja, e kështu me radhë. Kjo do të rrisë sasinë e informacionit që përpunon truri ynë, dhe do të zgjasë përvojën tonë të kalimit të kohës.

Së dyti, dhe ndoshta më efektivisht, ne mund ta ngadalësojmë kohën, duke bërë përpjekje të ndërgjegjshme për të qenë më “të vetëdijshëm” mbi përvojat tona. Dhe kjo nënkupton pasjen e të gjithë vëmendjes tonë tek një përvojë – mbi atë që jemi duke parë, ndjerë, provuar, nuhatur ose dëgjuar- në vend të vetëm mendimeve tona.

Kjo do të thotë të jetosh përmes shqisave dhe përvojës, se sa nëpërmjet mendjes. Është një qasje tjetër për të shmangur familjarizmin me diçka, dhe kjo ndodh jo vetëm duke kërkuar përvoja të reja, por edhe duke ndryshuar qëndrimin tonë ndaj këtyre të fundit. Për shembull, kur bëni dush në mëngjes, në vend se të vrasësh mendjen mbi gjërat që duhet të bësh sot, apo ato që ke bërë mbrëmjen e djeshme, përpiqu të fokusosesh tek përvoja që po përjeton në atë moment, pra ji i vetëdijshëm për ndjesinë e ujit që përplaset në trupin tuaj, dhe ndjenjën e ngrohtësisë dhe pastërtinë që ju mendoni se merrni nga kjo.

Ose gjatë kthimit nga puna në shtëpi, në autobus apo tren. Në vend se të mendosh mbi të gjitha problemet që ke hasur gjatë ditës në punë, përqendroje vëmendjen jashtë gjërave personale. Shih, në shtëpitë dhe ndërtesat që parakalojnë, nga dritarja e mjetit ku udhëtoni, dhe të jeni të vetëdijshëm për veten tuaj këtu, duke udhëtuar mes tyre.

Kur merreni me aktivitete të tilla si kositja e barrit në kopësht, apo larja e pjatave në lavaman, mos dëgjoni muzikë në kufjet, apo të fantazoni diçka tjetër. Kushtojani vëmendjen tuaj objekteve dhe fenomeneve rreth jush, si dhe ndjenjave fizike që po përjetoni.

Ajo që do të zbuloni, është se këto punë do ju duken më të këndshme. Po ashtu do të zbuloni se ky qëndrim i hapur dhe i vëmendshëm ndaj përvojave tuaja, ka efektin e zgjerimit të kohës, meqë vetëdija rrit sasinë e informacionit që ne përpunojmë. Nga kjo pikëpamje, ne nuk duhet ta mendojmë kohën si një armike.

Në një farë mase, ne mund ta kuptojmë dhe ta kontrollojmë përvojën tonë të kalimit të kohës. Shumë prej nesh përpiqen të sigurohen që mund të jetojmë për aq gjatë sa të jetë e mundur, duke ngrënë ushqim të mirë dhe duke u ushtruar, gjë që është e ndjeshme. Por, ka gjasa që ne të rrisim në një mënyrë apo tjetrën, sasinë e kohës që përjetojmë në jetën tonë – duke e zgjeruar përvojën tonë të kohës.