Arrestohet aktori i njohur i ‘Gomorrah’

227
Sigal

Aktori i njohur përmes personazhit të “Danielino” në filmin e njohur italian “Gomorrah”, Vincenzo Sacchettino, është arrestuar, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri.

Sipas mediave fqinje, 23-vjeçari ka rënë në prangat e efektivëve në lagjen “Scampia” në Napoli.

Sacchettino me precedentë të mëparshëm penal, tentoi të arratisej pasi policia gjatë kontrollit të makinës i gjet një armë zjarri pa leje.

Madje ka shtyrë edhe një nga agjentët, duke tentuar të arratiset sërish, por nuk ia ka arritur dot.

Kujtojmë që në vitin 2019, aktori u arrestua për trafik droge.

Image