Dinamika e atentatit në Fushë Krujë/ Gentjan Bejtja u qëllua në makinë, shoku i tij u plagos nga…

228
Sigal

Dy persona u plagosën pasditen e sotme në një atentat në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. 

Ata po udhëtonin me një automjet kur drejt tyre u qëllua me armë zjarri pranë një pike karburanti.

Dyshohet se autorët kanë hapur zjarr nga një tjetër automjet dhe janë larguar me shpejtësi.

Gentjan Bejtja ka marrë një plumb në krah, ndërsa shoku i tij, Klodjan Stafuka është lënduar pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë i plagosuri Gentjan Bejtja, i cili rezulton emër i njohur për policinë dhe i skeduar në disa ngjarje kriminale.