Shehu: Protesta paqësore u përball me dhunë, mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve

221
Sigal

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në një intervistë foli për protestën e organizuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu.

Shehu theksoi se protesta paqësore u përball me dhunë, duke shtuar se mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve.

“Protesta paqësore u përball me dhunë. Mercenarët rrezikuan jetën e demokratëve. Këta janë gjëra evidente që lehtë janë dukur, edhe në media janë pasqyruar. Shikoni mënyrën e agresivitetit ndaj protestueve. U përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve me shumicë. Në atë seli kishte njerëz të armatosur, njerëz që kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, që rrezikojnë deri edhe stabilitetin e vendit tonë.

Veprimet e Lulzim Bashës janë antidemokratike, selia e PD nuk mund të jetë vend armësh, vend gazi, por duhet të jetë seli e hapur për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Elementët e dhunës nga grupi i Bashës janë përdorur në shumicë e PD është bunkerizuar. Dhuna janë ata dyer prej hekuri, dhunë janë veprimet antidemokratike. Edhe gazetarët nuk u lejaun në qeli. Basha shkeli të drejtat e qytetarëve. Selia duhet të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi Shehu.