Homazhet për parodistin e Vlorës! Zef Deda: Dhimbje e madhe! Llakaj: Do mbeten përgjithmonë katër

570
Sigal

Sot do të përcillet për në banesën e fundit Muhamet Liko, humoristi vlonjat që ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali në moshën 64-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Mesditën e sotme në teatrin “Petro Marko” po zhvillohen homazhet ku miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë personalitete mes tyre artistë po i japin lamtumirën e fundit parodistit të njohur. Agron Llakaj u shpreh se në memorien e shqiptarëve do të mbetet përgjithmonë ajo që Muhamet Liko ka lënë mbrapa. “Vërtetë largohet Meti, por nuk largohet gjithçka që ai ka lënë mbrapa, për mua ata janë katër musketjerët dhe kështu do të mbeten në memorien e shqiptarëve dhe të humorit shqiptar” tha ai.

“Dhimbje e madhe. Meti do të mbesë në zemrat tona” tha aktori i njohur shkodran Zef Deda. Ndërsa Mirush Kabashi u shpreh se “Meti kishte vlerë të jashtëzakonshme, na kanë dhënë kënaqësi të madhe. Kam bindjen që edhe këta të dy që kanë mbetur do ta vazhdojnë këtë traditë. Ata të katërt qëndruan me miqësi jo vetëm artistike, por edhe familje duke dhënë shembullin e qytetarisë, janë të rrallë”.  Muhamet Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai pësoi një atak kardiak që i mori jetën. Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë.

Ai mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi ishte vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit ‘Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.