Fier/ I gjenden armë dhe municion në shtëpi, arrestohet 56 vjeçari

755
Sigal

Një 56-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Patosit pasi në banesëne  tij janë gjetur 2 armë zjarri dhe 148 fishekë.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet shtetasi me inicialet T.G., banues në Patos është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët.

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe 148 fishekë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë si dhe në vijim të punës hetimore nga Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T.G, 56 vjeç, banues në Patos.

Si rezultat i kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me 2 krëhëra, 1 pistoletë me 1 krëhër dhe 148 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T.G për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Image