Këta janë kolegët më “të tmerrshëm” për të punuar gjatë festave

146
Sigal

Festat e fundvitit kanë ardhur dhe bashkë me to edhe kolegët më të këqij që e bëjnë edhe më të vështirë punën në ditë të tilla.

Dhe ndërkohë që shumë shkojnë me pushime, ka edhe nga ata që domosdoshmërisht qëndrojnë pas dhe duhet t’i nënshtrohen disa llojeve të personaliteteve për të kaluar një ditë tjetër në punë. Këta kolegë lëvizin mes jush, ju thithin gjithë energjinë dhe me sjelljet dhe fjalët e tyre ju bëjnë të dëshironi të fshiheni poshtë karriges së zyrës për t’i shmangur.

Por ata janë aty, pikërisht përballë jush, duke kërkuar pranimin tuaj:

Ata duan t’ju shohin (vazhdimisht) në humor festiv

Kjo do të thotë se ata duan që ju të jeni të lumtur dhe euforikë për shkak të festave, pavarësisht se çfarë po ndodh në jetën tuaj. Ata të imponojnë gëzimin (që nuk e ndjen) dhe të bëjnë presion për të marrë pjesë në mikroaksione të ndryshme. “Është Krishtlindje, pse nuk jeni të lumtur?” , kjo është një frazë që shpesh i del nga goja dhe të bën të urresh edhe më shumë atmosferën festive që detyrohet në zyrë.

Krishtlindjet mund të jenë magjike për disa njerëz, por jo për të tjerët. Cilado qoftë kjo stinë për ju, mos lejoni askënd t’ju tregojë se si duhet të jenë këto ditë.

Ata argumentojnë se beqarët nuk kanë nevojë për pushime

Bashkëpunëtorët që kanë një mendim se kush duhet dhe kush nuk duhet të marrë pushim janë ndër më të pakëndshmit. Këta djem mendojnë se beqarët dhe ata që nuk kanë fëmijë nuk kanë të njëjtën nevojë për pushim dhe relaksim si të tjerët dhe jo vetëm e besojnë por edhe e shprehin atë.

Ata shtyjnë për afate në dhjetor

Ata nuk kanë absolutisht asnjë respekt për faktin që produktiviteti bie në ditë si kjo dhe ju shtyn drejt performancës së lartë. Ata shtyjnë për afate edhe nëse nuk është përgjegjësia e tyre dhe kërkojnë gjithçka pak para se të mbarojë koha.

Ata presin që ju të punoni shumë edhe në pushimin tuaj

Ata janë zakonisht drejtuesit më të lartë dhe presin që ju të punoni (me zell) edhe në pushimin tuaj. Ata nuk pranojnë që ju të mos i përgjigjeni emaileve dhe telefonatave dhe gjejnë çdo arsye për t’ju shqetësuar në ditët që jeni larg. Edhe pak para se të ndërrohen vitet, duhet të tregosh se je aty për ta dhe çfarëdo gjëje absurde që të kërkojnë.

Pra, nëse mendoni se jeni një koleg model, kontrolloni listën e mësipërme dhe më pas kontrolloni (nëse është e nevojshme) sjelljen tuaj.