U kap me 21 kg kokainë, dënohet me burg 23-vjeçari shqiptar në Itali

94
Sigal

Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite burg në Itali pasi u kap me 21 kg kokainë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.D.

Shqiptari u ndalua nga policia teksa udhëtonte me një makinë, ku u gjet dhe sasia e drogës.

Tashmë shqiptari do të vuaj dënimin për trafik droge.