Furgoni që lëviznin iu shkrumbua nga flakët, Ermal Mamaqi flet për incidentin gjatë rrugës (VIDEO)

325
Sigal

Ishin nisur për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohë të bukur mes miqsh, por udhëtimi për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

Ngjarja e frikshme i ka ndodhur shkrimtares Mirela Sula, Ermal Mamaqit dhe disa të tjerëve të cilit ishin nisur në një udhëtim drejt Tropojës.

Përmes një postimi në Instagram, Ermali njofton se askush nuk është lënduar, ndërkohë që përcjell pamjet e furgonit, të përfshirë në flakë. Brenda disa minutash, aty mbërritën zjarrëfikësit për të parandaluar zjarrin të mos digjte pyjet përreth.

“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. Jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin,” shkruan Mamaqi.