“Do ju vëzhgojmë”/ PPE thirrje Ramës: Keqardhje që mazhoranca prishi konsensusin me opozitën

270
Sigal

Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese një ditë më parë në Kuvend

PPE shpreh keqardhjen për këtë vendim, që sipas saj, është i njëanshëm dhe arbitrar. Sipas PPE, nëse kryeministri Edi Rama do vërtet integrimin e Shqipërisë në BE, duhet të mos mohojë këshillat e ndërkombëtarëve.

STATUSI NGA MICHAEL GAHLER

Për miqtë që kanë interes për Shqipërinë: Më vjen shumë keq që mazhoranca shqiptare prishi konsensusin e arritur me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën. Nuk mund të pranohet për askënd që qeveria “Rama”, e cila kërkon negociatat e pranimit me BE-në, të fillojë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.

Nëse kjo qeveri do me ndershmëri negociatat e pranimit me BE-në, si mund të mohojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës, në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe do të kërkojë fuqishëm të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. I takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

“Do ju vëzhgojmë”/ PPE thirrje Ramës: Keqardhje