Prokuroria kërkon kthimin në burg të ish-Guvernatorit Fullani

406
Sigal

Prokuroria e Tiranës kërkon kthimin në burg të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në rekursin e dorëzuar në Gjykatën e Lartë mësohet se prokuroria argumenton se ish-Guvernatori ka shpërdoruar detyrën dhe është përgjegjës për këtë vepër penale ndërsa ka dyshime se Fullani mund të dëmtojë procesin e marrjes apo të vërtetësisë së provave. “Kërkojmë arrestin me burg si një masë të përshtatshme, pasi ajo garanton nevojat që lidhen me rrezikun që paraqet Fullani si Guvernator për të dëmtuar procesin e provave”, argumentojnë prokurorët. Për të gjitha këto arsye, Prokuroria e Tiranës vlerëson se rrjedhimisht Ardian Fullani paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, prandaj masa e sigurimit “arrest me burg” është më e përshtatshme nga çdo masë tjetër