E pa dëgjuar më parë/ I propozoi martesë në publik, arrestohet çifti i dy të rinjve

527
Sigal

Duhet të ishte dita më e bukur, por është shndërruar në ditën më të keqe. Një çift të rinjsh janë arrestuar në Iran, pasi djali ka propozuar për martesë vajzën në një qendër tregtare në praninë  e shumë qytetarëve.

Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda menjëherë në rrjete sociale, por pas kësaj çifti është arrestuar me arsyetimin e shkeljes së rregullave islamike.

Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publikë janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.

Zëvendëskomandat i Policisë Mahmoud Khalaji tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.

Sipas tij, propozimi në publik është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.