Zjarr i fuqishëm pranë Tiranës, flakët përpijnë pesë hektarë pyll

398
Sigal

Një zjarr i madh raportohet të ketë rënë pak momente më parë në zonën mes Tiranës dhe Matit në malin e Hithit.

Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth pesë hektarë pyje dhe kullota.

Ndërkohë bëhet me dije se ndërhyrja e zjarrfikëseve për shuarjen e zjarrit është e pamundur për shkak të terrenit të thyer.

Raportohet se përhapja e flakëve favorizohet nga era, ndërsa po mundohet shuarja e zjarrit me mjete rrethanore