Victoria Beckham nuk është rastësisht kaq elegante: Këto vakte janë më shumë se ~minimaliste~

171
Sigal

Tashmë dihet se Victoria-s i pëlqen t’i përmbahet një diete të rreptë dhe është praktikuar në rezistencën ndaj ushqimit të pashëndetshëm. Aty ku shumë njerëz do zgjidhnin pica, patate të skuqura apo çokollatë, këngëtarja ka pranuar se “është e mërzitshme” në departamentin e ushqimit, siç tregohet nga vaktet që ajo ha. Në një intervistë në podcast-in “Table 4”, ajo thotë:

“Më pëlqen buka interale me kripë. Është karbohidrat që të bën të ndihesh rehat dhe unë e dua kripën”.

Victoria Beckham nuk është rastësisht kaq elegante: Këto

Ndërkohë, për The Sun, Beckam është shprehur:

“Për shumicën e restoranve unë jam ndoshta makthi i tyre më i keq. Më pëlqejnë disa perime të ziera në avull dhe pak uthull balsamike. Më pëlqen që gjërat të gatuhen në një mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk më pëlqejnë vajrat, gjalpi apo salcat”.

Victoria Beckham nuk është rastësisht kaq elegante: Këto

Dieta e Beckham gjithashtu shmang mishin e kuq, megjithëse partneri David Beckham dhe 4 fëmijët e konsumojnë atë.

Mënyrat e thjeshta të Beckham kanë arritur të befasojnë edhe kuzhinierin Gordon Ramsay, të cilin ajo e përshkruan si “një mik shumë të mirë”. Sipas saj, kuzhinieri ka thënë se “nuk ka parë kurrë dikë më të disiplinuar për mënyrën se si ha”.

Në fakt, as ne nuk kemi parë…