“Global Initiative Netëork”

193
Sigal

Mafia shqiptare kontrollon tregjet e drogës e të trafikut të qënieve njerëzore. Raporti alarmant: Mbi 80% e përdoruesve të drogës në Tiranë janë të rinj nga 13 -25 vjeç

Shteti shqiptar pro mafias!

Raporti më i fundit i “Global Initiative Network”: Ja si bashkëpunon krimi me qeverinë

 

Aktorët e përfshirë në shtet, shfaqen shumë në peizazhin kriminal të vendit. Raportohet se anëtarët e grupeve kriminale tashmë janë emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme, brenda aparatit shtetëror.

Ndërkohë që në veri të vendit, u rishfaqën avionët që dyshohet se janë transportues droge, sërish është certifikuar nga një organizatë prestigjioze ndërkombëtare se:
Mafia në Shqipëri ka shtetin e vet!Këtë e thotë me qartë dhe me fakte e shifra, raporti më i fundit i “Global Initiative Network” për vitin 2020, mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Përfundimi është tronditës: Shteti që ka ndërtuar Edi Rama kontrollohet në çdo qelizë nga krimi organizuar.Të shndërruar në “biznesmenë të mëdhenj”, trafikantët dhe pastrues masiv të parave, ata marrin tendera, punë publike, ndërtojnë grataçela e resorte gjigante. Paralelisht me këto krimi i organizuar në vendin tonë është kthyer si zyra qendrore e “burimeve njerëzore”, duke bërë emërime në të gjitha institucionet e shtetit dhe në politikë.

Por jo vetëm kaq, me paratë që fitojnë nga krimi, financat e qeverisë, nga punët publike dhe ato që i pastrojnë duke përdorur qeverinë, ata blejnë edhe zgjedhjet dhe kështu, cikli është gjithmonë i mbyllur.

Në këtë raport shkruhet, “e zeza mbi të bardhë”, se grupe mafioze shqiptare kontrollojnë tregjet kriminale të drogës e të trafikut të qenieve njerëzore dhe se janë pikërisht po këto grupe mafioze, që po marrin më së shumti tendera publikë nga qeveria Rama.

Ata tashmë janë shndërruar,- thotë raporti- si një ndër organizatat më të fuqishme kriminale në Europë.

Fuqia dhe pa ndëshkueshmëria e mafiozëve shqiptarë, qëndron te bashkëpunimi me zyrtarë të të gjitha niveleve të shtetit. Ata janë në gjendje të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve elektorale, duke bërë që votat të shkojnë në drejtimin që ata duan. Sipas “Global Initiative Netëork”, krimi në Shqipëri ka qasje pragmatiste.Duke shfrytëzuar çdo mundësi për përfitim, ata janë shumë të dhunshëm, por nga ana tjetër bashkëpunojnë me të korruptuar të cilët janë zyrtarë të policisë dhe sistemit gjyqësor. Madje kanë lidhje të konsoliduara, edhe me mafian siciliane si dhe atë turke.

Gjithashtu grupet mafioze shqiptare kanë lidhje me homologët kosovarë dhe rrjetet kriminale malazeze. Operojnë më së shumti në Belgjikë në Hollandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, duke i investuar më pas paratë e zeza, pa asnjë problem në Shqipëri.

Në raport shkruhet, “e zeza mbi të bardhë”, se grupe mafioze shqiptare kontrollojnë tregjet kriminale të drogës e të trafikut të qenieve njerëzore dhe se janë pikërisht po këto grupe mafioze, që po marrin më së shumti tendera publikë nga qeveria

Për shkak të faktorëve socio- ekonomike, shqetësuese sipas raportit, është përfshirja masive e të rinjve në aktivitete kriminale, madje duke u bërë edhe pjesë e strukturave mafioze.

Të kamufluar nën petkun e bizneseve të ligjshme, persona të caktuar janë përgjegjës për detyra specifike brenda organizatës si sigurues, transportues dhe shpërndarës së drogës.

Aktorët e përfshirë në shtet, shfaqen shumë në peizazhin kriminal të vendit. Raportohet se anëtarët e grupeve kriminale tashmë janë emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme, brenda aparatit shtetëror.

Rrjetet kriminale në Shqipëri janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal, bashkëpunojnë me policinë dhe kanë mbrojtje politike.Shqipëria është një vend kyç transit për heroinën, si dhe kokainën e trafikuar nga Amerika Latine.Grupet kriminale shqiptare gjithashtu luajnë rol qendror në tregjet e heroinës dhe kokainës në Evropë dhe më pas fitimet i pastrojnë në vendin e tyre të origjinës. Grupet e stilit mafioz kanë krijuar shoqata me kartelet e Amerikës së Jugut dhe Ndrangheta, duke i lejuar ata të importojnë sasi të mëdha të kokainës me cilësi të lartë dhe me çmime konkurruese.

Kapja e shtetit ka zvogëluar aftësinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Në përgjithësi, Shqipëria ka një kuadër ligjor mjaft të mirë për të adresuar krimin e organizuar, por zbatimi i tij në shumicën e rasteve dështon.

Gjithashtu, raporti prek edhe disa tema të tjera, siç është pastrimi i parave të pista të krimit në sektor të ndryshëm të ekonomisë, si dhe kthimi kohët e fundit të Shqipërisë në një vend transit për emigrantët klandestinë, të cilët kërkojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian. Çfarë do të donte më shumë një mafie, se kjo që ka arritur në Shqipërinë e Edi Ramës?!

Raporti alarmant: 80% e përdoruesve të drogës në Tiranë janë të rinj 13-25 vjeç

Konsumi i hashashit po ndodh hapur në Tiranë. Kjo gjë mund të vërehet jo vetëm përmes shqisave në lagje apo në hyrje të pallateve, por edhe nëse flet e diskuton me grupe të rinjsh që të cilët janë të gatshëm të të sjellin me porosi një cigare hashash.

Por ndërkohë përditë aksionet e policisë kryesisht rutinore, zbulojnë adoleshentë dhe të rinj me doza hashashi të fshehura në trup, brenda këpucëve apo edhe në makinë.

Rasti më i fundit ishte ai dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e shtunënë Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge,që fshihej në piceri dhe më pas shpërndahej e kamufluar në kartona picash.

Kujtojmë se e njëjta skemë e shpërndarjes së drogës është përdorur më parë edhe grupi i Gentian Kores,  Taulant Çokut, Altin Gegës dhe Erjon Prengaj në zonën e “Varrit të Bamit”. Ky grup u godit nga policia në korrik të këtij viti, në një operacion të dështuar që i vuri Forcat e Operacionales në qendër të kritikave për shkak të paaftësisë së tyre të treguar, për mungesën e profesionalizmit.

Statistika

Shifra alarmante janë publikuar nga qendra “Fol”, e cila ka monitoruar për 6 muaj në Tiranë luftën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës kundër shitjes dhe përdorimit  të drogës.

Të dhënat janë kambanë alarmi pasi 80 % e tyre janë të rinj të moshës nga 13 deri 25 vjeç. Ndërsa mesatarisht në kryeqytet arrestohen 5 ose 6 të rinj për këto akuza.

“80 % e rasteve janë të rinj , mosha më e vogël është 13 vjeç nga Paskuqani. Është një djalë, i cili ka nisur përdorimin e drogës dhe më pas u kthye në një person që po kryente dhe vepra të tjera penale sikurse dhuna në familje apo vjedhja , nga përdorues hashashi. Mesatarisht në Tiranë na rezulton që çdo ditë komisariate të ndryshme procedohen 5 deri ne 6 të rinj.”- tha Anila Hoxha.