Teknika 15-minutëshe e pastrimit të lëkurës në TikTok thuhet se heq pikat e zeza: Sa efektive është?

140
Sigal

Rrjetet sociale prodhojnë çdo ditë qindra truke bukurie dhe kujdesi për lëkurën. Ato nuk janë gjithmonë realiste dhe ndonjëherë tingëllojnë çuditshëm, por s’duhet ta mohojmë që prej tyre kemi mësuar shumë.

Truku i fundit është një rikthim i trendit që u përhap edhe në 2020-n: Pastrimi i lëkurës me vaj (pastrues lëkure vajor) për 15 minuta.

15 minuta nuk duken si një kohë e gjatë, por kur të filloni të masazhoni lëkurën do t’ju duket si një përjetësi. Thënë këtë, është e rëndësishme të jeni të duruar.

Ideja është që pastrimi i lëkurës tuaj për një kohë kaq të gjatë me një formulë vaji, çliron lëkurën nga mbetjet në pore, duke u dhënë atyre një pastrim të thellë.

Teknika tashmë njihet si “griting” dhe mund të shihni një tutorial këtu, ose të kërkoni video të ngjashme në YouTube dhe TikTok.

Për shumë njerëz, duket se pastrimi ka sjellë rezultate të shkëlqyera. Të tjerë thonë se nuk “u bëri ndonjë mrekulli”.

Një gjë është e sigurt, fytyra juaj do të shkëlqejë pas “trajtimit”.