Sipas studimit, nostalgjia pakëson dhimbjet: Çfarë na ndihmon konkretisht?

182
Sigal

Fotot, filmat e vjetër, muzika, sende personale që i përkasin të kaluarës mund të jenë një mënyrë për të lehtësuar dhimbjet, sipas një studimi të ri.

Studiuesit në Akademinë Kineze të Shkencave dhe Liaoning Normal University u kërkuan pjesëmarrësve të studimit të vlerësonin nivelin e dhimbjes nga stimulimi i nxehtësisë teksa shihnin fotot që ishin nostalgjike – karikatura të vjetra, lojëra fëmijërie ose ëmbëlsira të së kaluarës – krahasuar me fotografi më moderne. Gjatë eksperimentit, një aparat skanoi 34 pjesëmarrësit.

Studiuesit zbuluan se nga vëzhgimi i fotografive që nxisnin kujtimet e fëmijërisë, pjesëmarrësit raportonin më pak dhimbje.

“Duke menaxhuar shqetësimin, në vend që të eliminoni ose zvogëloni stimujt (e pakëndshëm), njerëzit mund të përdorin nostalgjinë për të riformuluar përvojat e tyre të dhimbshme,” tha për CNN Joe Yazhuo Kong, një nga autorët e studimit. “Nostalgjia është një emocion kryesisht pozitiv që njerëzit e perceptojnë lehtësisht në jetë.”

Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu se ka përfitime psikologjike dhe emocionale nga ndjesia e nostalgjisë. Një studim i botuar në revistën Frontiers in Psychology tregoi se nostalgjia uli perceptimin e intensitetit të dhimbjes tek njerëzit që vuajnë nga dhimbje kronike.

Disa mënyra për të përjetuar ndjenjën e nostalgjisë janë: fotot, muzika, filmat, histori të caktuara, aromat, shija e ushqimeve si karamele ose biskotat që dikujt i kujtojnë shtëpinë.