Qëndër e rrallë tregtare në Dubai

576
Sigal

Është një qytet i famshëm për mbizotërimin dhe madhështinë e qendrave të saj tregtare që tërheqin një klientelë të pasurish nga e gjithë bota.

Tani, Cityland Group, një zhvillues i njohur për krijimin e kopshtit më të madh të luleve në botë, shpreson të bëjë një shpikje të mrekullueshme me një qendër tregtare e cila në plot kuptimin e fjalës: ‘ka jetë’.

Bëhet fjalë për një zhvillim prej 400 milionë dollarësh i vendosur në lagjen Dubailand, që po zhvillohet me shpejtësi, dhe llogaritet si “destinacioni i parë i frymëzuar nga natyra në botë”.

Kompleksi është ndërtuar rreth një kopshti botanik prej 200,000 metrash katrorë të quajtur “Central Park”, pak më i vogël se katër fusha futbolli.

‘Përvoja shqisore unike’

Parku do të shfaqë përrenj uji dhe ishuj, pemë të rralla dhe kopshte me lule për blerësit të cilët mund ta eksplorojnë atë sa herë që shkojnë në qendër për të bërë blerje.

Kostoja e saj në përafërsi është prej 2 miliardë dollarësh.

Gjelbërimi është tema kryesore në këto ambiente, tregojnë ideatorët dhe ndërtuesit e saj. cnn.com