Sigal

Një nga ndryshimet kryesore që vërehet duke qëndruar në oqean, ndryshe nga hapësirat e tjera ujore, është sasia e dallueshme e kripës në ujë.

Oqeanet dhe detet mbulojnë afërsisht 70 përqind të botës dhe përmbajnë rreth 97 përqind të ujit të Tokës, por nuk është i pijshëm për shkak të nivelit të lartë të kripës.

Gjithsesi, pesë oqeanet nuk janë të vetmet hapësira ujore të kripura, pasi pjesa më e madhe e ujit në tokë ka disa nivele të kripës. Kripa është rezultat i erozionit të Tokës dhe nis kur dioksidi i karbonit që përmban shiu, bie në tokë.

Sipas Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA), me gërryerjen e gurëve, mineralet, kryesisht kloruri dhe natriumi, largohen nga lumenjtë dhe përrenjtë dhe i drejtohen oqeaneve.

Megjithëse kloruri dhe natriumi krijojnë pjesën më të madhe të kripës, disa minerale të tjera, si magnezi, kalçiumi dhe kaliumi treten në ujin e kripur.

A kanë të gjitha oqeanet të njëjtën sasi kripe?

Çdo oqean ka sasi të ndryshme kripe dhe secili prej tyre nuk është i kripur në mënyrë të njëtrajtshme, pasi disa prej tyre kanë sasi më të madhe kripe, ndërsa të tjerë kanë më pak.

Sipas Institutit të Oqeanografisë Scripps, uji i kripur përmban mesatarisht 35 gramë kripë për kilogramë.

Oqeani me më shumë kripë është Oqeani Paqësor, i cili është më i madhi dhe më i thelli në Tokë.

I pozicionuar midis Azisë, Australisë dhe Amerikës, Oqeani Paqësor ka më shumë kripë pasi disa pjesë të tij përjetojnë avullim të tepërt, çka e lë ujin më të dendur dhe më të kripur.